Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Kontabilist/e

Tirane, Shqipëri 21-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

ERAL CONSTRUCTION COMPANY SH.P.K
kërkon të punësojë:

KONTABILIST/E

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose degë të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme; eksperienca 4–5 vite përbën avantazh.
  • Eksperiencë me Financa 5, Alpha, ose programe të ngjashme.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121037
Kategoria e Punës / Profesioni:
Ekonomist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

POZICION VAKANT: KONTABILIST/E

ERAL Construction Company sh.p.k kërkon të punësojë një Kontabilist/e për t'iu bashkuar stafit të kompanisë.

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për ndjekjen e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, kontrollin e dokumentacionit financiar, rakordimet dhe përgatitjen e raporteve periodike.


Detyrat

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në sistemin financiar.
  • Kontabilizimi dhe kontrolli i veprimeve të arkës dhe bankës.
  • Ndjekja e pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve të kompanisë.
  • Rakordimi periodik i llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
  • Rakordimi i llogarive bankare dhe arkës.
  • Kontrolli dhe rakordimi i dokumentacionit financiar me sistemin kontabël.
  • Kontrolli i faturave të fiskalizuara dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe kontabël periodike për administratorin.
  • Mbështetje në përgatitjen dhe kontrollin e deklarimeve tatimore dhe detyrimeve fiskale.
  • Sistemimi, administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
  • Mbajtja dhe përditësimi i regjistrit të aktiveve dhe dokumentacionit përkatës.
  • Ndjekja e inventarit dhe rakordimi i tij me të dhënat kontabël.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera të kompanisë për çështjet financiare dhe administrative.

Kualifikimet

KËRKESAT

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose degë të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme; eksperienca 4–5 vite përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të parimeve të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programeve financiare/kontabël.
  • Njohuri në fiskalizim dhe përdorimin e platformave përkatëse.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit profesional.


PREFEROHET

  • Eksperiencë në kompani ndërtimi, infrastrukture, prodhimi ose kompani me aktivitet të ngjashëm.
  • Njohuri të mira në ndjekjen e kostove dhe projekteve.
  • Eksperiencë me Financa 5, Alpha, ose programe të ngjashme.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

NE OFROJMË

  • Kontratë pune të rregullt dhe afatgjatë.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive të kandidatit/es.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected]

Subjekti i email-it: Aplikim Kontabilist/e


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Eral Construction Company sh.p.k

Eral Construction Company sh.p.k