Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist/e Blerje

Tirane, Shqipëri 17-10-2026 edhe 28 ditë

Tirane

KLIMATEKNIKA TB2 SHPK
kërkon të punësojë:

SPECIALIST/E BLERJE

  • Identifikimi dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas dhe të huaj për pajisje, materiale dhe komponentë teknikë.
  • Min 2 vite eksperiencë në blerje, prokurim, furnizim.
  • Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri, Ekonomi, Menaxhim.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120866
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist Blerjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Kerkon te punesojë Specialist /e Blerje HVAC (Profil inxhinierik )


Detyrat

  • Identifikimi dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas dhe të huaj për pajisje, materiale dhe komponentë teknikë;
  • Kërkimi dhe marrja e ofertave nga furnitorët, krahasimi i tyre dhe përgatitja e analizave të kostove;
  • Negocimi me furnitorët për çmimet, kushtet e pagesës, afatet dhe kushtet e furnizimit;
  • Përgatitja dhe ndjekja e porosive të blerjes, nga momenti i kërkesës deri në marrjen e mallit;
  • Ndjekja e afateve të furnizimit dhe koordinimi me furnitorët për të garantuar mbërritjen në kohë të materialeve;
  • Koordinimi me magazinën, departamentin teknik dhe departamentet e tjera për identifikimin e nevojave për blerje;
  • Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve, faturave, ofertave, porosive dhe dokumenteve shoqëruese;
  • Ndjekja e dokumentacionit të importit dhe koordinimi me palët përkatëse për procesin e zhdoganimit;
  • Monitorimi i niveleve të stokut dhe planifikimi i blerjeve në bazë të nevojave të kompanisë;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e një baze të dhënash me furnitorët, çmimet dhe kushtet e bashkëpunimit;
  • Vlerësimi dhe monitorimi periodik i performancës së furnitorëve;
  • Ndjekja e pagesave dhe rakordimi i dokumentacionit me departamentin financiar;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi blerjet, kostot, furnitorët dhe porositë;
  • Propozimi i alternativave për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e procesit të blerjeve.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri, Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fusha të ngjashme;
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në blerje, prokurim, furnizim ose një pozicion të ngjashëm;
  • Njohuri të mira mbi procesin e blerjeve dhe menaxhimin e furnitorëve;
  • Eksperienca në blerje të pajisjeve/materialeve teknike ose në sektorin HVAC do të përbëjë avantazh;
  • Aftësi shumë të mira negociimi dhe komunikimi me furnitorë vendas dhe të huaj;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, veçanërisht në komunikimin profesional me furnitorët;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe përllogaritëse, veçanërisht në analizën e ofertave dhe kostove;
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Eksperienca me programe ERP për menaxhimin e blerjeve dhe stokut, veçanërisht Odoo, përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur disa procese njëkohësisht;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: email: [email protected] me subjekt “Specialist /e Blerje” ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit 0683651584

Adresa: Rrethrrotullimi i TEG-ut


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.klimateknika.al


KLIMATEKNIKA TB2 SHPK

Klimateknika TB2 sh.p.k.  Është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.


INFORMACIONE KONTAKTI