MENAXHERE ZYRE
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, menaxhim klientësh, koordinim zyre ose pozicione të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
HR Studio po kërkon një Menaxhere Shitjesh & Koordinim Zyre, e cila do të ketë një rol kyç në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, ndjekjen e proceseve të shitjes dhe koordinimin e aktivitetit të përditshëm të zyrës.
Pozicioni kërkon një profil dinamik, të organizuar dhe komunikues, që di të ndërtojë marrëdhënie profesionale me klientët dhe njëkohësisht të sigurojë që proceset e brendshme të ndiqen në mënyrë korrekte dhe në kohë.
Apliko: Dërgo CV-në në [email protected] , +355 69 45 04 920
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneHR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimin
e marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.
E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe rol ndërmjetësimi (PR) për partnerë që kërkojnë cilësi, efikasitet dhe transparencë.Me ekspertizë, pasion dhe vizion të qartë, HR Studio është më shumë se një konsulencë, është partneri juaj strategjik për të ndërtuar ekipe më të forta dhe kultura të shëndetshme pune .