Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Backend Developer

Tirane, Shqipëri 22-09-2026 edhe 6 ditë

Tirane

EASYPAY SHPK
kërkon të punësojë:

BACKEND DEVELOPER

  • Diplome Bachelor ose Master ne Informatike, Inxhinieri Kompjuterike apo fusha te ngjashme.
  • Minimumi 3 vite (idealisht +5 vite) pervoje ne zhvillime backend me C#.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119730
Kategoria e Punës / Profesioni:
Programues Sistemesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
22-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Orari: Kohë e Plotë

Arsimi: Në degët Informatikë, Inxhinieri Informatike ose degë të ngjashme

Eksperienca: Minimumi 3 vit punë në kompani të ngjashme

Raporton tek: IT Director

Rreth EasyPay

Njerëzit meritojnë më shumë nga paratë e tyre – më shumë transparencë, më shumë menaxhim dhe më shumë mundësi. Që nga viti 2010, EasyPay është në një mision për të ofruar pikërisht këtë. Ne jemi platforma më gjithëpërfshirëse e pagesave dixhitale në Shqipëri, duke i ndihmuar individët dhe bizneset të paguajnë, të marrin pagesa, të shpenzojnë dhe të transferojnë para në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

Suksesi ynë qëndron te dy elementë thelbësorë: ekipi dhe kultura jonë. Me një ekip të përkushtuar prej mbi 60 profesionistësh jemi duke punuar qe të arrijmë misionin tonë. Dhe ne jemi në kërkim të individëve të shkëlqyer qe duan te krijojne produkte financiare revolucionare dhe te ndërtojne të ardhmen e shërbimeve financiare në Shqiperi dhe rajon.

Rreth Rolit:

Ekipi yne po rritet dhe ne po kerkojme nje .NET developer per t’ju bashkuar ekipit tone. Kjo eshte nje mundesi unike per te kontribuar ne zhvillimin e produkteve digjitale fintech qe ndikojne ne jeten e perditshme te mijera perdoruesve dhe per te qene pjese e inovacionit teknologjik ne sektorin e pagesave dhe sherbimeve financiare ne Shqiperi.

Roli juaj si .NET backend developer do te jete thelbesor ne projektimin, zhvillimin dhe mirembajtjen e aplikacioneve qe fuqizojne sistemet tona te pagesave dhe zhvillimeve inovative ne tregun shqiptar.

Nese keni pasion per krijimin e zgjidhjeve softuerike ju ftojme te aplikoni per kete rol.


Detyrat

Ju do te keni mundesi te:

  • Udhehiqni dhe mentoroni anetaret me junior te ekipit
  • Bashkepunoni me ekipet e DevOps per automatizime dhe CI/CD Pipelines

Avantazhe shtese ne perzgjedhje:

  • Njohuri bazike ne frontend
  • Eksperience me zhvillime ne cloud
  • Eksperience ne sektorin financiar

Kualifikimet

  • Diplome Bachelor ose Master ne Informatike, Inxhinieri Kompjuterike apo fusha te ngjashme.
  • Minimumi 3 vite (idealisht +5 vite) pervoje ne zhvillime backend me C#.
  • Aftesi shume te mira ne zhvillimin e Web API (SOAP, REST).
  • Aftesa shume te mira ne zhvillimin e microservice-ve.
  • Aftesi shume te mira ne perdorimin e databazave relacionale (SQL Server).
  • Aftesi ne perdorimin e containers dhe Kubernetes.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Cfare ne ofrojme:

  • Një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal. Në departamentin e IT dhe zhvillimor, ne jemi një ekip kompakt dhe besojmë se është vendi i përsosur për t'u rritur dhe mësuar.
  • Mundësi për të sjellë ide të reja në një ekip ku nuk do të dëgjoni kurrë shprehjen "... sepse kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat më përpara"
  • Zyra jonë në Tiranë ndodhet direkt në zonën Komunes se Parisit, shumë afër dhe e aksesueshme nga kudo.
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillim të karrierës
  • Team Retreats - Të paktën dy herë në vit i gjithë ekipi ynë organizon udhëtime ekipore për t'u argëtuar dhe për të qenë të gjithë së bashku në një ambjent të ndryshëm.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në në adresën e-mail: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 12 -17, informacioni personal i depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Ju mirëpresim!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


EasyPay shpk

EasyPay shpk