Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100598

Punëtor Magazine (Helper)

Tirane, Shqipëri 23-04-2025 edhe 25 ditë

Tirane

NEPTUN SHPK
kërkon të punësojë:

PUNËTOR MAGAZINE (HELPER)

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm.
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikuese.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Punëtor Magazine
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
23-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni punës: Punëtor Magazine (Helper)

Departmenti: Logjistikë

Vendodhja: Neptun 


Detyrat

  • Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur.
  • Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
  • Kontrollon njësinë e mallrave të mbërritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese në produktet që hyjnë apo dalin .
  • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok.
  • Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek Supervizori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit.
  • Raporton në baza ditore për sasinë e mallrave të përpunuara gjatë ditës (shkarkim, ngarkim,magazinim).

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm.
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Sistematik dhe i organizuar.
  • Aftësi për të punuar në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.


Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose ne WhatsApp ne numrin e telefonit +355 68 900 0089

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.neptun.al


Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :


Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.


INFORMACIONE KONTAKTI