Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100524

Arkitekt Klienti

Tirane, Shqipëri 23-04-2025 edhe 25 ditë

Tirane

PROGEEN CONSTRUCTION
kërkon të punësojë:

ARKITEKT KLIENTI

  • Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.
  • Diplomë në Arkitekture.
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
23-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intecosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Arkitekt Klienti

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Progeen është në kërkim të një arkitekti entuziast dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Ne jemi në kërkim të një profesionisti me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe një qasje proaktive ndaj kërkesave specifike të klientëve dhe të shoqërisë.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
  • Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
  • Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
  • Prezanton projektet te klienti;
  • Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
  • Mban marrëdhenien me klientët;
  • Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendshme të asetit;
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen lidhur me pozicionin.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë në Arkitekture.

Eksperienca: Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.

 Aftësi të tjera:

  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 23.04.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI