Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100425

Koordinatore Zyre per pasurite e paluajtshme.

Tirane, Shqipëri 18-04-2025 edhe 16 ditë

Tirane

LIM-EM
kërkon të punësojë:

KOORDINATORE ZYRE PER PASURITE E PALUAJTSHME.

  • Të ketë mbaruar studimet e larta për Arkitekture/ Administrim biznesi/ Marketing/ Mardhenie me publikun.
  • Të ketë eksperiencë në menaxhim 4 vite;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Zyre
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
18-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Shoqëria "Lim-Em" sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë.

LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 24 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Kompania Lim-em ka hapur vendin vakant për Koordinatore zyre per pasurite e paluajtshme. 

Koordinatori Zyrës për Pasuritë e Paluajtshme do të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe koordinimin e operacioneve të përditshme të zyrës për pasuritë e paluajtshme. Ky rol përfshin mbështetjen e agjentëve të pasurive të paluajtshme, menaxhimin e dokumentacionit, dhe sigurimin që të gjitha proceset administrative të zyrës të jenë të organizuara dhe efektive.


Detyrat

  • Harton një databasë klientësh dhe perditëson atë vazhdimisht.
  • Koordinimi dhe organizimi i aktiviteteve të përditshme të zyrës sipas direktivave te Drejtuesit te Departamentit
  • Mbështetja e stafit të zyrës dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme.
  • Menaxhimi i telefonatave dhe emaileve hyrëse dhe dalëse dhe raporton tek Drejtuesi.
  • Përgatitja dhe menaxhimi i dokumenteve të pasurive të paluajtshme.
  • Mbajtja e regjistrave të sakta dhe të përditësuar të transaksioneve të pasurive të paluajtshme.
  • Asistimi në përgatitjen dhe dorëzimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore.
  • Organizimi i takimeve dhe vizitave të klientëve.
  • Viziton dhe bisedon me blerësit potencial në lidhje me pasurinë dhe karakteristikat e tij të vecanta.
  • Ndihmon ne aktivitetin e marketingut dhe reklamave për pronat.
  • Ndihma në përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve promocionale.
  • Harton një database për shitjen e njësive me këste ose me kredi.
  • Ruan dhe përditeson listën e pronave në dispozicion.
  • Ka pergjegjesi ne pergatitjen e raportit ditor te planit te punes se agjenteve dhe ja raporton drejtuesit te departamentit dhe CEO

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar studimet e larta për Arkitekture/ Administrim biznesi/ Marketing/ Mardhenie me publikun.
  • Të ketë eksperiencë në menaxhim 4 vite, preferohet në fushën e pasurive të paluajtshme.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.
  • Njohuri kompjuterike të programeve MS office-Financë / Autocad.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikuese;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip në adresën [email protected]
Faleminderit!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.lim-em.al


Lim-Em

Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 15 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Aktivitetet e LIM-EM fokusohen në ndërtimin urban, tregtar dhe industrial deri tek prodhimi i materialeve inerte.

Vizioni i LIM-EM

Vizioni i LIM-EM është një rritje e vazhdueshme në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar duke ofruar standard, me një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria dhe cilësia.

Misioni i LIM-EM

Duke shfrytëzuar çdo burim LIM-EM sjell produktin më të mirë për t'u rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojnë në komunitetin përreth me përgjegjshmëri të plotë duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe bashkëpunëtorët.


INFORMACIONE KONTAKTI