Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99616

Dizajner Grafik

Tirane, Shqipëri 27-03-2025 edhe 15 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Dizajner
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Dizajner Grafik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Kërkohet një person me njohuri bazë të: Design për shtyp, web dhe përpunim i templateve për video produksion. Të ketë aftësi për planifikim, krijim dhe përpunim të mediave digjitale; dhe si pjesë e departamentit të Marketingut, do të jetë përgjegjës për mbajtjen e identitetit vizual dhe krijimin e kontentit për markën dhe projektet e ndryshme të shoqërisë. Duke përdorur materialet ekzistuese të markës dhe të produkteve ekzistuese, do synohet komunikim sa më i mirë nëpërmjet websiteve dhe mediave sociale të shoqërisë. Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe krijuese, vetë-motivim, autonomi në punë dhe entuziazëm.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijim i mediave të shtypura dhe dixhitale si: Broshura, Postera, Katalogë, Video të Shkurtra (për media sociale), Postime për mediat sociale si Reels, Stories, Posts etj.;
  • Përpunim i imazheve, fotove dhe videove;
  • Ndihmë në dizajnin dhe porosinë e materialeve të tjera si sinjaslitikë kantieresh, dekore etj.;
  • Detyra të tjera të caktuara nga departamenti i Marketingut të lidhura me pozicionin e punës.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

Aftësi të tjera:

  • Të jetë i/e përditësuar me trendët e dizajnit grafik dhe metodave të komunikimit në mediat sociale;
  • Përvojë në përdorimin e programeve për përpunim grafik për video dhe imazhe (Abobe Photoshop, InDesign, Illustrator, Premiere dhe After Effects) si edhe aftësi për të shkruar në mënyrë konçize;
  • Përbën avantazh aftësia e përdorimit të aparateve profesionalë/droneve;
  • Artikulim i mire në shqip dhe anglisht;
  • Aftësi për të ndjekur disa projekte njëkohësisht;
  • Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet;
  • Mendje e hapur dhe dëshirë për të përparuar profesionalisht.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 26.03.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI