Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99387

Përfaqësues Shitjesh

Tirane, Shqipëri 19-03-2025 edhe 7 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Përfaqësues Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
19-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Progeen po kërkon një Përfaqësues Shitjesh të talentuar dhe të motivuar për të menaxhuar dhe ndjekur procesin e shitjes së apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme. Roli përfshin angazhimin aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, analizimin e tregut dhe garantimin e përmbushjes së objektivave të kompanisë.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Administrimi dhe negocimi i kontratave të shitjes, përfshirë detajet, afatet dhe mundësitë e rinovimit;
  • Monitorimi i planeve të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Analiza e tregut, konkurrencës, çmimeve dhe kontratave të realizuara;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët aktualë dhe potencialë;
  • Zgjidhja e kërkesave dhe ankesave të klientëve;
  • Menaxhimi i proceseve post-shitjes, duke bashkëpunuar me departamentet teknike dhe financiare;
  • Komunikimi dhe koordinimi i drejtpërdrejtë me Departamentin e Financës për ndjekjen e kontratave deri në përfundimin e procedurave të shitjes dhe dorëzimin e pronës;
  • Informimi i klientëve për shërbimet dhe ofertat e kompanisë;
  • Hartimi i strategjive për të tërhequr klientë të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të kontakteve;
  • Rifreskimi dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

Edukimi: Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit ose një disiplinë të ngjashme;

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi analitike dhe të menduarit strategjik;
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 18.03.2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen Construction

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha,  cilësore, dhe të suksesshme.


INFORMACIONE KONTAKTI