Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher/e Operacioneve

Tirane, Shqipëri 23-11-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122195
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Operacional
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
23-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicioni: Menaxher/e Operacioneve

Qëllimi i pozicionit

Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e operacioneve të përditshme të brandit, duke siguruar kontrollin e inventarit, menaxhimin financiar operacional, furnizimin, logjistikën, prodhimin, koordinimin me ekipet kreative dhe mbështetjen e zhvillimit të brandit.

Ky rol garanton që proceset e biznesit të funksionojnë në mënyrë të organizuar, efikase dhe në përputhje me objektivat e kompanisë.


Detyrat

Operacionet dhe administrimi financiar

  • Menaxhon procesin e rakordimit dhe administrimit të cash-it nga posta dhe pikat e shitjes.
  • Kryen kontrollin, arkëtimin dhe regjistrimin e cash-it.
  • Mban ndjekjen e shpenzimeve operative dhe dokumentacionit financiar.
  • Koordinon me zyrën kontabile për raportime dhe dokumentacionet mujore.

Inventari dhe menaxhimi i stokut

  • Organizon dhe kryen inventare fizike në magazinë dhe pika shitjeje.
  • Monitoron saktësinë e stokut fizik kundrejt sistemit.
  • Analizon lëvizjen e produkteve, performancën e stokut dhe identifikon nevojat për optimizim.

Furnizimi, logjistika dhe prodhimi

  • Koordinon furnizimin e pikave të shitjes dhe lëvizjen e produkteve.
  • Ndjek proceset e prodhimit nga porosia deri në finalizim.
  • Komunikon me furnitorët/prodhuesit për afatet, sasitë dhe cilësinë.
  • Siguron koordinimin midis prodhimit, magazinës, shitjeve dhe dizajnit.

Menaxhimi i produkteve dhe çmimeve

  • Përgatit analiza mbi produktet më të shitura dhe performancën e kategorive.
  • Jep rekomandime për çmime, ulje dhe strategji promocionale.
  • Koordinon ndryshimet e çmimeve dhe promocioneve në Shopify me personin përgjegjës.
  • Mbështet procesin e blerjeve dhe negocimin e ofertave.

Koordinimi me dizajnin dhe zhvillimin e brandit

  • Ndjek punën e dizajneres dhe koordinon nevojat midis dizajnit dhe prodhimit.
  • Siguron që zhvillimi i produkteve të ecë sipas planit dhe afateve.
  • Ndjek nevojat operative të brandit dhe siguron realizimin e tyre.

Evente, bashkëpunime dhe projekte speciale

  • Organizon dhe koordinon eventet dhe aktivitetet e brandit.
  • Ndjek bashkëpunimet me partnerë dhe palë të treta.
  • Menaxhon kërkimin e ofertave dhe porositë për materiale të nevojshme për brandin (paketime, çanta, materiale promocionale etj.).
  • Siguron realizimin në kohë dhe me koston optimale të nevojave operative.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin : 0695119327


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


LULU

LULU by Luana

LULU Wear is redefining modern fashion by creating versatile, stylish apparel that seamlessly blends luxury with practicality. Designed for the multitasking woman, our collections adapt effortlessly from the gym to dinner and every moment in between—without compromising on comfort or style. More than just a brand, LULU Wear is a movement that empowers women to embrace their beauty, live authentically, and make fashion choices that reflect their values. By setting new standards in adaptability and inclusivity, we are shaping the future of fashion with clothing that works for every woman, every day. – KEW WORDS: REDEFINING, MULTITASKING WOMEN, MOVEMEMENT. INCLUSION.