Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Supervizor Shitjesh

Durres, Shqipëri 20-11-2026 edhe 27 ditë

Durres

HR-STUDIO
kërkon të punësojë:

SUPERVIZOR SHITJESH

  • Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
  • Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122158
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

HR Studio kërkon Supervizor Shitjesh – Shqipëri

Për një nga kompanitë partnere, kërkojmë një Supervizor Shitjesh me përvojë në drejtimin e agjentëve dhe zhvillimin e shitjeve në terren. Pozicioni përfshin organizimin, mbështetjen dhe monitorimin e ekipit të agjentëve në territorin e caktuar brenda Shqipërisë.


Detyrat

  • Drejton dhe koordinon punën e përditshme të agjentëve të shitjes nën supervizim.
  • Përcakton objektivat individualë dhe ndjek realizimin e tyre në përputhje me planin e shitjeve.
  • Organizon zonat e mbulimit, itineraret dhe planet e vizitave te klientët.
  • Shoqëron agjentët në terren, identifikon nevojat për përmirësim dhe ofron trajnim e udhëzim praktik.
  • Monitoron treguesit e performancës: shitjet, vizitat, klientët e rinj dhe mbulimin e territorit.
  • Zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe mbështet ekipin në identifikimin e mundësive të reja.
  • Ndihmon në negociata dhe në zgjidhjen e problematikave me klientët.
  • Ndjek zbatimin e politikave tregtare, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
  • Bashkëpunon me financën për ndjekjen e pagesave dhe me logjistikën për ecurinë e porosive.
  • Analizon aktivitetin e konkurrencës dhe propozon masa për rritjen e shitjeve.
  • Përgatit raporte periodike për rezultatet e ekipit dhe i raporton drejtuesit të shitjeve.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren dhe në supervizimin e agjentëve të shitjes.
  • Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
  • Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira të Excel-it; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.
  • Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda Shqipërisë.
  • Leje drejtimi e kategorisë B.
  • Arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Apliko:
Dërgo CV-në në [email protected]
+355 69 45 04 920


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


HR-Studio

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimin
e marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.
E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe rol ndërmjetësimi (PR) për partnerë që kërkojnë cilësi, efikasitet dhe transparencë.Me ekspertizë, pasion dhe vizion të qartë, HR Studio është më shumë se një konsulencë, është partneri juaj strategjik për të ndërtuar ekipe më të forta dhe kultura të shëndetshme pune .