TRANSPORTUES (SHOFER SHPËRNDARJEJE) - ZONA E VLORES
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimimi universitar përbën avantazh.
- Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme, të kategorisë B;
Inter Trade & Distribution SH.P.K. kërkon të punësojë një kandidat të përgjegjshëm dhe të motivuar për pozicionin Transportues (Shofer Shpërndarjeje), pranë Departamentit të Shitjeve dhe Distribucionit.
Të dhënat e pozicionit
Përshkrimi i pozicionit
Transportuesi është përgjegjës për transportimin dhe dorëzimin në kohë, në mënyrë të sigurt dhe të saktë, të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore të kompanisë te klientët, në përputhje me porositë e konfirmuara dhe planin ditor të shpërndarjes. Ky rol synon të garantojë integritetin e produkteve gjatë transportit, respektimin e standardeve të kompanisë për trajtimin dhe ruajtjen e tyre, si dhe administrimin e saktë të dokumentacionit përkatës të dorëzimit.
Çfarë ofrojmë?
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e mëposhtme:
E-mail: [email protected]
Kontakt: 068 564 7309
Ju mirëpresim të aplikoni për t'u bërë pjesë e ekipit tonë!
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneInter Trade &Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, që prej vitit 1992, me seli në Tiranë. Prej më shumë se 30 vitesh, kompania sjell te konsumatorët shqiptarë marka të njohura ndërkombëtare, duke ndërtuar një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në treg.
E specializuar në shitje,marketing,shperndarje, Inter Trade & Distribution menaxhon një portofol të gjerë produktesh ushqimore dhe jo-ushqimore, duke garantuar prani të vazhdueshme dhe performancë të lartë të markave që përfaqëson. Përmes një rrjeti shpërndarjeje kapilar, kompania arrin drejtpërdrejt konsumatorin final në të gjithë Shqipërinë, në çdo kanal shitjeje.
Portofoli përfshin disa nga markat më të fuqishme globale, si Ferrero (Kinder, Nutella, Raffaello, Tic Tac), Haribo, Casalini (Midi, Lazzaroni), Panda, Sarantis Group (Bioten, BU, STR8, Carroten, Fino), Saponia (Bioaktiv, Ornel, Likvi), Wilkinson dhe Toshiba. Këto partneritete afatgjata reflektojnë besimin dhe ekspertizën e kompanisë në zhvillimin e markave në tregun lokal.
Vlerat e Inter Trade & Distribution ndërtohet mbi produkte cilësore, çmime konkurruese, shërbim profesional dhe besueshmëri të qëndrueshme.
Suksesi i kompanisë mbështetet në stafin e kualifikuar,infrastrukturen moderne te shperndarjes ,kapacitetet financiare dhe partneritetet strategjike me marka lider. Me një vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit, Inter Trade & Distribution vazhdon të jetë një referencë kryesore në sektorin FMCG në Shqipëri.