Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Strukturist

Durres, Shqipëri 11-11-2026 edhe 28 ditë

Durres

IXHEM PARAFABRIKAT
kërkon të punësojë:

INXHINIER STRUKTURIST

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi.
  • Njohuri të mira në AutoCAD.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike.
  • Aftësi organizative dhe bashkëpunim i mirë në ekip.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121837
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
11-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Kompania jonë kërkon të punësojë Inxhinier Projektimi / Strukturist .


Detyrat

  • ​Hartimi i projekteve strukturore duke iu referuar normave dhe standardeve europiane të projektimit.
  • Krijimi i modeleve strukturale të objekteve industriale/civile duke përdorur softuerë të specializuar.
  • Llogaritja e ngarkesave të përhershme dhe të përkohshme të strukturave.
  • Përgatitja e vizatimeve, raporteve teknike dhe preventivave për projektet e ndërtimit.
  • Mbikëqyrja e proceseve të ndërtimit të karabinasë dhe zgjidhja e problematikave që mund të shfaqen gjatë kësaj faze.
  • Hartimi i raporteve të progresit për fazat e ndërtimit.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar një produkt cilësor dhe me kosto efektive.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare Bachelor/Master në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë mbi 2-3 vite në projektim strukturor.
  • Njohuri të avancuara në programet AutoCAD, SAP2000 dhe softuerë të tjerë të projektimit.
  • Përdorimi i mirë i paketës Office.
  • Njohuri të gjuhës italiane ose angleze.
  • Leje drejtimi, kategoria B.
  • Vendbanim në Durrës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] .

Adresa: Vrrine, Sektor Rinia, Durrës.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


IXHEM Parafabrikat

E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.

I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.