Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Kantieri Himare

Himare, Shqipëri 06-11-2026 edhe 27 ditë

Himare

PAJTONI SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER KANTIERI HIMARE

  • Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Përvojë pune minimumi 3 vjet në kantier, konkretisht në hartimin e librezave të masave, situacioneve dhe preventivave.
  • Njohje e mirë e legjislacionit shqiptar për ndërtimin.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121695
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Civil
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
06-11-2026
Vendodhja:
Himare, Shqipëri

Përshkrimi

Inxhinieri është përgjegjës për matjen e saktë dhe dokumentimin e punimeve të kryera në kantier, për përgatitjen dhe kontrollin e situacioneve mujore të nënkontraktorëve, si dhe për llogaritjen e preventivave të nevojshme gjatë zbatimit të projektit.

Puna e tij siguron që çdo pagesë dhe kosto të bazohet në sasi reale, të verifikuara dhe në përputhje me kontrata


Detyrat

1. Hartimi dhe mbajtja e librezave të masave

  • Mat në terren punimet e kryera, bashkë me përgjegjësin e zbatimit dhe kur kërkohet, me mbikëqyrësin e punimeve.
  • Harton librezat e masave sipas zërave të preventivit të kontratës, me skica, përmasa dhe llogaritje të detajuara për çdo zë.
  • Mban librezat të përditësuara, të numëruara dhe të nënshkruara nga palët përkatëse.
  • Mban të ndara masat për punimet shtesë, ndryshimet dhe punimet e paparashikuara.
  • Verifikon sasitë e projektit me sasitë reale dhe evidenton diferencat.

2. Situacionet mujore të nënkontraktorëve

  • Mbledh dhe kontrollon situacionet mujore të paraqitura nga nënkontraktorët.
  • Verifikon sasitë e deklaruara me librezat e masave dhe me gjendjen faktike në kantier.
  • Kontrollon zbatimin e çmimeve njësi sipas kontratës së nënkontraktorit.
  • Llogarit vlerën e situacionit: punimet e muajit, vlerën progresive, mbajtjet e garancisë, zbritjet e paradhënieve, penalitetet dhe zbritjet për materiale ose shërbime të dhëna nga kompania.
  • Përgatit situacionet përfundimtare dhe aktet e rakordimit me nënkontraktorët.
  • Mban regjistër të situacioneve të konfirmuara dhe të mbetjeve kontraktuale për çdo nënkontraktor.

3. Llogaritja e preventivave

  • Harton preventiva për punime shtesë, ndryshime projekti dhe punime të paparashikuara.
  • Përgatit analiza teknike të çmimeve për zërat që nuk ekzistojnë në kontratë, duke përdorur manualet zyrtare të çmimeve të ndërtimit dhe çmimet aktuale të tregut.
  • Llogarit nevojat për materiale apo fuqi punëtore për fazat e ardhshme të punimeve, kur kërkohet.
  • Kryen preventiva për kosto të brendshme (punime ndihmëse, kantier, struktura të përkohshme etj.).

4. Kontrolli i kostove dhe raportimi

  • Ndjek konsumin e materialeve dhe e krahason me normat teknike apo specifikat e projektit.
  • Kontribuon në përgatitjen e kërkesave për variante kontrate dhe zgjatje afatesh.

Detyra të tjera

  • Merr pjesë në mbledhjet e kantierit dhe me mbikëqyrësin.
  • Studion projektin, specifikimet teknike dhe kontratat për të njohur kushtet e matjes dhe të pagesës.
  • Ndihmon në organizimin e punimeve dhe në kontrollin e cilësisë, kur kërkohet.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me profesionin, të ngarkuara nga projekt menaxheri.

Kualifikimet

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi (ose fusha të përafërta: hidroteknikë, rrugë-ura, infrastrukturë).
  • Përvojë pune minimumi 3 vjet në kantier, konkretisht në hartimin e librezave të masave, situacioneve dhe preventivave.
  • Njohje e mirë e legjislacionit shqiptar për ndërtimin, si dhe e manualeve të çmimeve të ndërtimit.

Aftësitë e kërkuara

  • Njohje shumë e mirë e Excel-it: formula të avancuara, tabela llogaritëse për sasi, situacione progresive dhe preventiva.
  • Njohje shumë e mirë e AutoCAD-it: lexim i projekteve, nxjerrje e masave nga vizatimet dhe përgatitje e skicave për librezat e masave.
  • Njohje e programeve për preventiva dhe kontrollin e kostove (përbën avantazh).
  • Saktësi e lartë në llogaritje dhe dokumentim.
  • Aftësi negocimi dhe komunikimi me nënkontraktorët dhe stafin teknik në kantier.
  • Aftësi për të punuar me afate dhe nën presion.
  • Patentë drejtimi (përbën avantazh).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të intëresuarit të dergojn Cv në adresën e e-mailit [email protected] me subjekt: Inxhinier kantieri.

Të dhënat tuaja do të ruhen sipas Ligjit 124/2024 për mbrojten e të dhënave përsonale!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.pajtoni.al/


Pajtoni shpk

PAJTONI SHPK, është një shoqeri ndërtimi e cila është themeluar në janar 2009. Ne jemi ndërtues, investitor, sipërmarrës dhe zotërues të shumë pronave.

Ndërtimet tona karakterizohen nga efikasiteti dhe cilësia maksimale, në përputhje me KTZ, si edhe standartet e Bashkimit Europian. Punojmë me seriozitet një sërë projektesh për pasuri të patundshme të karaktereve të ndryshme.

Ndërtojmë rezidenca banimi, vilash, rezidenca pushimi dhe turistike, të cilat dallohen për standarte të larta. Ne jemi gjithmonë pranë jush me përkushtim, profesionalizëm dhe të gatshem për t’u përballur me çdo sfidë!


INFORMACIONE KONTAKTI