Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Zbatimi Dhermi

Dhërmi, Shqipëri 03-11-2026 edhe 26 ditë

Dhërmi

ORION SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER ZBATIMI DHERMI

  • Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi Minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit
  • Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121545
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
03-11-2026
Vendodhja:
Dhërmi, Shqipëri

Përshkrimi

Përshkrim i Pozicionit

Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për suportin teknik gjatë te gjitha fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve, si dhe për të lehtesuar certifikimin e punimeve në fazën e dorëzimit të objektit.


Detyrat

Detyrat

  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
  • Menaxhimi i devijimeve në project. Përgatit, koordinon dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij.
  • Kontrollon të gjitha fazat e zbatimit të punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ.
  • Përpilon librezat e masave dhe situacionet pjesore të proçeseve të punës.
  • Menaxhon materialet e kompanisë dhe stafin ndihmës të kantierit dhe pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit.
  • Përgatit specifikimet dhe metodologjinë për çdo proçes pune, pjesë të kontratave të sipërmarjes.
  • Bashkëpunon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit.
  • Përgatit sistematikisht të gjithë dokumentacionin e projektit.
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret.
  • Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve.
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit.
  • Hartimi i situacionit mujor dhe atij progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot, ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin.
  • Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave te punimeve.
  • Ndjekja e proçedurave të lidhura me industrinë e ndërtimit në institucionet përkatëse.

Kualifikimet

Kualifikimet / Kërkesat

  • Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi Minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit
  • Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad
  • Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht)
  • Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial, menaxhim performance.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

  • Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]
  • Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
  • Afati i dorëzimit: 30.10.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI