Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Civil Ndërtimi

Tirane, Shqipëri 02-11-2026 edhe 25 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121498
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
02-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicioni: Inxhinier Civil Ndërtimi

Qëllimi i Pozicionit

Inxhinieri Civil Ndërtimi është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin teknik të punimeve të ndërtimit, duke siguruar që zbatimi i projektit të kryhet në përputhje me projektet teknike, specifikimet, standardet e cilësisë, afatet dhe kërkesat e sigurisë në punë.


Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore

  • Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e punimeve civile në kantier.
  • Siguron që punimet të realizohen sipas projektit, preventivit, specifikimeve teknike dhe standardeve në fuqi.
  • Lexon dhe interpreton projektet, vizatimet teknike dhe dokumentacionin e ndërtimit.
  • Koordinon punën me ekipet e kantierit, nënkontraktorët, furnitorët dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
  • Kontrollon cilësinë dhe progresin e punimeve.
  • Identifikon problematikat teknike dhe propozon zgjidhje të përshtatshme.
  • Monitoron materialet e përdorura dhe siguron përputhjen e tyre me specifikimet teknike.
  • Përgatit dhe kontrollon raporte mbi ecurinë e punimeve.
  • Ndjek zbatimin e grafikut të punimeve dhe informon drejtuesit për çdo vonesë apo problematikë.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e disiplinave të tjera për koordinimin teknik të projektit.
  • Kryen matje dhe kontrolle teknike në kantier sipas nevojës.
  • Kontrollon dokumentacionin teknik dhe përgatit dokumentacionin përkatës të projektit.
  • Siguron respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë në zonën e përgjegjësisë.
  • Merr pjesë në takimet teknike dhe koordinuese të projektit.
  • Raporton në mënyrë periodike mbi progresin, problematikat dhe nevojat e projektit.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesave të drejtuesit.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Civile.
  • Eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit, preferohet eksperiencë në kantier dhe/ose menaxhim projektesh.
  • Njohuri të mira të metodave dhe proceseve të ndërtimit.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte dhe vizatime teknike.
  • Njohuri të programeve teknike, si AutoCAD; njohja e programeve të tjera të projektimit dhe menaxhimit të projekteve përbën avantazh.
  • Njohuri mbi standardet dhe rregullat teknike të ndërtimit.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të koordinuar palë të ndryshme.
  • Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
  • Gatishmëri për të punuar në kantier dhe për të ndjekur nevojat e projektit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat:

Email: [email protected]

Whatsapp: 0692026668


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


TIMAK Defence

TIMAK Defence është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, e cila po prodhon dhe eksporton produkte Made in Albania. Timak shpk ofron mundësi për zhvillimin e të rinjve dhe përshtatjen e tyre në tregun e punës duke filluar bashkëpunimin me shkollat profesionale si dhe bashkëpunon me profesionistë të fushës duke krijuar mundësi për avancimin në karrierë. Timak shpk punon me projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.


INFORMACIONE KONTAKTI