Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialiste e Burimeve Njerezore Durres

Durres, Shqipëri 26-10-2026 edhe 28 ditë

Durres

MEKTRIN MOTORS
kërkon të punësojë:

SPECIALISTE E BURIMEVE NJEREZORE DURRES

  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik/Shkenca Sociale.
  • Të ketë 1-2 vite minimum eksperiencë pune në të njëjtin pozicion.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121148
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Burimeve Njerëzore
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
26-10-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

Mektrin Motors Sh.p.k, prej 20 vitesh koncensionari më i madh në shqipëri. Përfaqësuesi zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta eshte ne kerkim te "Specialiste e Burimeve Njerezore".
Me poshte detyrat kryesore dhe kualifikimet qe duhet te kete kandidati:


Detyrat

  • Pergatit ose perditeson te dhenat e punes ne lidhje me punesimet e reja, transferimet, promovimet dhe largimet.
  • Shpjegon politikat, procedurat, ligjet dhe standardet e Burimeve Njerzore per punonjesit e rinj dhe ekzistues.
  • Krijon nje liste me dokumentat e nevojshem qe duhet te dorezohen perpara fillimit te lidhjes se kontrates se punes.
  • Kujdeset qe informacioni ligjor per t'ju derguar tatimeve, i transmetohet finances ne kohe.
  • Sigurohet qe dorezohet ne kohe dokumentacioni ligjor per punonjesit e rinj si dhe dokumentacion shtese per punonjesit ekzistues. informon aplikuesit per pune per detyrat e punes, pergjegjesite, perfitimet, oraret, kushtet e punes, mundesite e promovimit etj.
  • Trajton ceshtjet e marredhenieve te punes, sic jane ankesat e punes dhe dhe ankesa te tjera, dhe nderhyn ne zgjidhjen e tyre ne kohe, me bashkepunimin e drejtuesve dhe CEO.
  • Te perpunoje te gjithe vleresimet e personelit, KPi e tyre, dhe te siguroje miratimin e duhur.
  • Planifikimi i fuqise punetore dhe punesimeve.
  • Pergatitja e punesimeve te reja, duke filluar nga marrja e kerkeses, ndertimi i Pershkrimit te Punes, publikimi i njoftimit, organizimi i procesit te intervistave e deri ne punesimin e kandidateve.
  • Analizimi i detyrave te punes per secilin pozicion dhe propozime per ndryshimin e tyre ne konsultim me drejtuesin e sektorit dhe departamentit.
  • Analizimi dhe vleresimi i nivelit aktual te punonjesve si dhe pergatitja per trajnimet perkatese ne baze te nevojave dhe programeve.
  • Plotesimi i dokumentave ligjore te detyrueshem, kontrollet mjeksore, inspektime te sigurise, ruajtja e te dhenave ne regjistrin e aksidenteve si dhe detyrime te tjera qe kerkohen nga institucione Shteterore per personelin.
  • Llogaritja e Pagave, ndalesave Lejeve dhe kontrolli i zbatimit te procedurave ne fuqi per prezencen ne pune.
  • Kryen anketa dhe sondazhet per tema dhe specifika te ndryshme per te marre feedback nga punonjesit e kompanise.
  • Perditesohet per ndryshimet ligjore, Kodin Civil, Kodin e Punes si dhe Udhezimeve perkatese per ceshtjet e punonjesve.
  • Organizon trajnime per staff-in nderkohe merr pjese ne ato qe jane per pozicionin e HR Specialist.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik/Shkenca Sociale.
  • Të ketë 1-2 vite minimum eksperiencë pune në të njëjtin pozicion.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup.
  • Të jetë e vetëmotivuar.
  • Të jetë person që zhvillohet dhe zhvillon postin e punës.
  • Të jetë person që ka ide dhe idetë ti kthejë në punë dhe rezultate.
  • Të zotëroj gjuhën angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Transporti nga Tirana ose Durresi eshte i siguruar nga kompania.

Per te aplikuar per kete pozicion pune duhet te dergoni CV-ne tuaj me subjekt "Specialiste e Burimeve Njerezore" ne adresen e emailit: [email protected]
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres.
Per me shume info mbi Mektrin Motors vizitoni faqen tone www.mektrin.al ose na ndiqni ne rrjetet tona sociale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.mektrin.al


Mektrin Motors

Mektrin Motors shpk eshte perfaqesuesi zyrtar ne Shqiperi per disa nga brandet me prestigjioze si Jaguar, Land Rover, Volvo Car, Volvo Trucks dhe Renault Trucks. Me nje eksperience shumevjecare ne treg, Mektrin Motors eshte lider per segmentin e automjeteve premium duke ofruar nje pakete te plote sherbimesh per klientet e saj, duke i mundesuar jo vetem makinen e tyre te endrrave,por edhe nje game te gjere sherbimesh pas shitjes. Oficinat e autorizuara, tekniket e specializuar, pjeset origjinale, garancia dhe shume sherbime te tjera e bejne Mektrin partnerin tuaj te sigurte. Mektrin eshte vendi ideal per te punuar pasi ofron nje ambjent miqesor dhe motivues, pakete shperblimi nga me konkurueset ne treg si dhe mundesi rritje profesionale.


INFORMACIONE KONTAKTI