Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100379

Sous Chef Dhermi

Dhërmi, Shqipëri 17-04-2025 edhe 15 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Kuzhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-04-2025
Vendodhja:
Dhërmi, Shqipëri

Përshkrimi

Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: “Sous Chef”


Detyrat

  • Përcakton se si duhet të paraqitet ushqimi dhe mënyrën se si duhet të paraqiten pjatat.
  • Përgatit dhe gatuan ushqime të të gjitha llojeve për përditshmërinë ose për raste të veçanta.
  • Mbikqyr dhe koordinon punën e punonjësve të kuzhinës në përgatitjen e ushqimit duke respektuar kohën e përgatitjes dhe të servirjes.
  • Kontrollon cilësinë e produkteve ushqimore të papërpunuar dhe të gatuar për të siguruar që janë përmbushur të gjitha standartet e kërkuara.
  • Planifikon, drejton, mbikqyrë përgatitjen e ushqimit.
  • Harton grafikun javor me oraret e stafit dhe turnet përkatëse të secilit.
  • Kontrollon gjëndjen e kuzhinës dhe temperaturat e frigoriferëve, sistemet përkatëse, kontrolli i faturave dhe mbarëvajtja e punës.
  • Tregon  recepturat dhe mënyrën e përgatitjes stafit në kuzhinë dhe specifikat që kanë menutë përkatëse.
  • Kontrolli i pjatave që dalin nga kuzhina.
  • Kontrolli i Iëndës së parë në kuzhinë për pastërtinë dhe temperaturat për frigoriferat.
  • Raporte mujore për mbarëvajtjen e punës për muajin e mëparshëm.
  • Kontrollon nësë punonjësit janë duke zbatuar HACCP-në dhe kushtet higjeno-sanitare.
  • Bën trajnimin e herë pas hershme të stafit për zbatimin e kushteve higjeno-sanitare dhe aplikimin e HACCP-së.
  • Bën trajnimin e stafit për kushtet e sigurisë teknike në kuzhinë.
  •  Merr masa disiplinore ndaj stafit.
  •  Jep sygjerime për përmirësimin e punës.

Kualifikimet

  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune si sous chef
  • Të jetë i çertifikuar
  • Të ketë njohuri të standarteve Iso dhe Haccp
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës
  • Të ketë nivel të lartë integriteti në punë.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ofrohen

  • Pagesat konkuruese
  • Akomodim dhe Ushqim përfshirë

Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email:    [email protected]    

Whatsapp:    0672083391

 

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.testela.al


Te Stela Resort

Operimi ne industrine e hotelerise dhe restoranterise. Ofrimi i nje sere sherbimesh si nje nder komplekset me te mira ne Shqiperi.


INFORMACIONE KONTAKTI