Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

11-50

Punë Aktive:

0

Sektori:

Privat

Themeluar:

2014


INFORMACIONE KONTAKTI


Përshkrimi i kompanisë

Bar Restorant “Veranda” TEG është e vetmja e llojit të saj momentalisht në këtë zonë të periferisë së Tiranës, e cila është ndërtuar qoftë për ti shërbyer klientëve të shumtë të TEG, gjithashtu dhe banorëve të vilave të shumta të zonës përreth, por mbi të gjitha për ato qytetarë që duan të largohen nga zhurma dhe smogu i Tiranës, dhe të kalojnë një vakt apo kafe të qetë në ambjentet tona të brendshme apo dhe në verandën tonë, e cila të kënaq me pamjen e mrekullueshme që ofron, si dhe freskinë që ka kjo zonë.

Kushdo është i mirëpritur në restorantin Veranda dhe kushdo e gjen veten. Qoftë një çift i dashuruar me këndin e tyre më të veçantë intim; qoftë një drekë a darkë familjare, korporatash apo dhe një grup shoqëror që dëshirojnë të pinë një koktejl dhe të relaksohen nën tingujt e muzikës. Por mbi të gjitha familjarët, fëmijet të cilët kanë këndin e tyre të lojrave në dispozicion, një menu të tyren me vizatime dhe lojra të ndryshme për t'i mbajtur të stimuluar dhe nje menu të veçante me ushqime të shumëllojshme dhe pica me forma të ndryshme.

Provoni kuzhinen tonë me baze italiane dhe picat e shkëlqyera me furrë druri, relaksohuni në ambjentet tona, shijoni një koktejl në verandën tonë dhe ju sigurojmë që nuk do të mbeteni të zhgënjyer.

Veranda e ka këtë veçori: Po erdhe njëherë, do të duash të vish gjithmonë.

Fotografi


;