Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

1

Punë Aktive:

0


Përshkrimi i kompanisë

Uji Qafshtama mbushet dhe ambalazhohet përmes një linje të re e moderne, tërësisht të automatizuar, që i nënshtrohet një proçesi dizinfektimi e mirëmbajtjeje të përditshme, vendosur vetëm 200 metra nga burimet e shfrytëzuara. Pas hyrjes në stabiliment, uji përshkon një sistem filtrimi të avancuar, i cili garanton pastërti mikrobiologjike absolute dhe eliminon mundësinë e depërtimit edhe të baktereve më të vogla, falë përmasave minimale të poreve filtruese prej 0.2 mikron-ësh. Uji nuk i nënshtrohet asnjë trajtimi të mëtejshëm që do të mund të alteronte karakteristikat e tij të natyrshme dhe cilësitë organoleptike. Produkti i purifikuar më pas kalon përmes makinerisë rishpëlarëse - mbushëse - taposëse e cila garanton mbushje të njëtrajtshme në përputhje me indikatorët e sasisë në etiketë dhe taposje uniforme. Pas taposjes, shishet e mbyllura përmes sistemit transportues automatik drejtohen tek makina etiketuese dhe pasi etiketohen me etiketat plastike, datohen dhe paketohen në koli përmes makinave përkatëse tërësisht të automatizuara; më pas vendosen në paleta gati për transport drejt 3 magazinave të mëdha të kompanisë. Kompania Qafshtama ka në përdorim nëntë burime në malin e Qafshtamës nga të cilët për momentin shfrytëzohet vetëm një. Kjo rrethanë përcakton një mundësi të mirë dhe kapacitet të mjaftueshëm teknologjik për të rritur sasinë e prodhuar në përgjigje ndaj nevojave të tregut dhe për të shtrirë aktivitetin jo vetëm në tregun vendas por edhe në tregje të reja.

;