Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja. Ju faleminderit.
Trego historinë tënde
Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme: Ju faleminderit.
Kompania TSTS Group e njohur nga Autoritetet Shqiptare dhe ato Panameze si Qendra e Trajnimit dhe Punësimit Detar, ofron vende të ndryshme pune në Krociera, Tragete, Anije mallrash, Jahte, etj.
Aktualisht kjo kompani përfaqëson në mënyrë direkte, Kompani Ndërkombëtare Lundrimi, si: GNV, COSTA Crociere, Corsica Ferries, Adria Ferries, Rizzardi Yachts, etj.
Vendet e punës që ofrohen nga kompanitë që përfaqësojmë, janë pa pagesë ndërmjetësimi, për të gjithë ata persona që janë të certifikuar sipas Konventës STCW. Qendra jonë e trajnimit dhe punësimit detar, e cila operon me standardet më të larta ndërkombëtare, është e çertifikuar nga kompanitë e këtij partnershipi dhe pikërisht ky rezultat i arrire nga ana jone nder vite, i ka ofruar detareve tanë këtë perspektive punësimi.
Pozicionet qe ofrohen nga TSTS Group, janë te listuara ne faqen tone te web: www.tstsgroup.com dhe variojnë nga rolet fillestare teknike te bordit: marinar Kuverte, marinar ne sallën e motorëve, mekanik dhe deri tek rolet menaxheriale: Oficeret dhe Kapitenet e anijes.
Gjithashtu ofrohen pozicione të ndryshme ne sektorin e Hotelerisë, Dyqaneve dhe Bar – Restoranteve ne anijet Traget dhe ato Krociere që janë ne shërbim të pasagjerëve.