Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

11-50

Punë Aktive:

0

Sektori:

Privat

Themeluar:

2013


Përshkrimi i kompanisë

STUIDO KONTABILITETI: “Top Finance Consulting Company” sh.p.k, me NIPT:L31420014G, dhe partner të atashuar pranë saj Audituesin Ligjor; EKR. Qerim LAZAJ i kualifikuar si Ekspert Kontabël i Autorizuar me Nr.191 licensë të IEKA dt.29.12.2008, dhe i kualifikuar si Kontabilist i Miratuar me Nr.1273 dëshmie profesionale të MINISTRISE SE FINANCAVE dt.20.06.2005; është e pajisur me një staf tepër të kualifikuar për realizimin e shërbimeve profesionale financiare dhe juridike të të gjitha niveleve, në sektorët e mëposhtëm:

  • Ndërtimin dhe/ose Rikonfigurimin e departamentit të financës, duke garantuar në mënyrë të plotë shmangien e abuzimeve, shpërdorimeve, humbjeve dhe vjedhjeve në cdo lloj sipërmarrje,
  • Regjistrimin e dokumenteve kontabël dhe Hartimin e pasqyrave financiare sipas standarteve kombëtare të kontabilitetit SKK dhe SNRF, në përputhje të plotë me profilin e sipërmarrjes,
  • Hartimin e raporteve të treguesve financiare, për aksionerët, institucionet financiare, institucionet ligjore, palët e interesuara etj.

Duke shprehur kënaqësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me klientet tanë si dhe kryesisht, kënaqësinë e bashkëpunimit profesional me ekonomistët apo operatorët që do të na bashkohen në rrugëtimin tonë, shpresojmë të bëhemi pjesë e suksesit financiar dhe karrierës së secilit prej tyre.


Fotografi


Produkte dhe Shërbime

 Konsulenca financiare për vazhdimësinë e aktivitetit tregtar lidhur me mënyrën e organizimit të tij dhe me parashikimin e vazhdimësisë së tij, në kuadrin e përputhshmërisë së kësaj mënyre organizimi me funksionimin financiar të shoqërisë dhe pasqyrimin në mënyrë të plotë të ngjarjeve ekonomike,  Konfigurimi nga pikëpamja organizative dhe financiare i gjithë aktivitetit të shoqërive tregëtare, konkluduar ky me aplikimin e programeve të kontabilitetit të informatizuar (Alpha apo Financa në versionet e tyre më të plota dhe më profesionale), si zgjidhja më e domosdoshme dhe bashkohore e mbajtjes së kontabilitetit nga të gjithë subjektet tregëtare dhe prodhuese, (me pagesë shtesë),  Hartimin e pasqyrave financiare në perputhje me standartet kombëtare të kontabilitetit dhe me stanadartet ndërkombetare të kontabilitetit për shoqëritë që i perdorin ato,  Analiza financiare të aktivitetit tregëtar të shoqërive,  Analiza kostosh në të gjithë hallkat e aktivitetit tregëtar të shoqërive (kryesisht të shoqërive prodhuese dhe shërbimeve),  Hartimin e pasqyrave financiare në përputhje me standartet kombëtare të kontabilitetit dhe me stanadartet ndërkombëtare të kontabilitetit për shoqëritë që i perdorin ato,  Hartimi i raporteve të treguesve financiare, për aksioneret, palët e interesuara etj.,  Konsulenca juridike të lidhura me të drejtën tregetare si dhe aktivitetin financiar për vazhdimësinë e aktivitetit tregtar lidhur me mënyrën e organizimit të tij dhe me parashikimin e vazhdimësisë së tij, në kuadrin e përputhshmërisë ligjore të kësaj mënyre organizimi me funksionimin financiar të shoqërisë dhe pasqyrimin në mënyrë të plotë e ligjore të ngjarjeve ekonomike,  Përgatitja dhe hartimi i dokumentacionit të nevojshëm ligjor, që buron nga natyra e aktivitetit tregtar të shoqërisë së kontraktuar, etj.

;