Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

101-200

Punë Aktive:

0

Sektori:

Privat

Themeluar:

2008


Përshkrimi i kompanisë

Historia e “Natural Farming” është një provë se produktet cilësore e fitojnë mënjëherë besimin e konsumatorit dhe më pas, për ta mbajtur të pacënuar këtë besim, çdo sfidë mund të kalohet me vendosmëri dhe këmbëngulje. Kompania NAFA u krijua në vitin 2008. Qëllimi ishte të prodhoheshin produkte 100% natyrale dhe me vlera të larta ushqimore. Hapi i parë për ta arritur këtë qëllim ishte përzgjedhja e lopëve të racës Bruna Alpina dhe Jersey. Me shumë përkujdesje dhe ushqim bio, lopët japin qumështin më cilësor dhe të pakrahasueshëm në tregun shqiptar. Ferma fitoi vëmendjen e menjëhershme të konsumatorëve, klientëve, por edhe të vizitorëve që e duan natyrën dhe produktet organike e të shëndetshme. Në fermë, ndihet që në hyrje harmonia dhe pasioni që udhëheq çdo individ që punon për të sjellë cilësi në tryezat e shqiptarëve. Natural Farming, modeli i vetëm i një ferme tërësisht organike në Shqipëri është krijuar në mënyrën më bashkëkohore. Ferma gjendet në Balldren të Lezhës dhe prej aty çdo mëngjes, qumështi i freskët arrin në Tiranë, ku pasterizohet në fabrikën me teknologjinë më moderne dhe më pas shpërndahet te konsumatorët. Përveç produkteve 100% natyrale, NAFA ka nxitur edhe punësim e zhvillim në zonat përreth ambienteve të fermës dhe kompanisë. Tashmë fermerë të tjerë kërkojnë bashkëpunim me kompaninë, për të garantuar cilësinë e produkteve dhe për të ndjekur standardin e krijuar nga NATYRAL në tregun shqiptar.

;