Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

51-100

Punë Aktive:

0

Sektori:

Privat

Themeluar:

2007


INFORMACIONE KONTAKTI

Rr.Elbasanit, pall nr.9 kati i III, Tirane, Albania

Tirane, Shqipëri

Tel: 2 375 036

Mobile: 0682030955


Përshkrimi i kompanisë

Mon Chéri daton në tregun shqiptar që nga viti 2007 dhe sot shtrihet në çdo kënd të Tiranës, me synim zgjerimin e rrjetit edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.

“Mon Chéri” synon të jetë kompania lider në Shqipëri në sektorin e kafeterisë, duke vendosur standarde të reja në fushën e shërbimit dhe produkteve që ofron. Mon Chéri sjell një frymë të re, duke ndikuar në krijimin e një stili të ri jetese, i cili në fokus ka të rinjtë, njerëzit e punës dhe të gjithë ata persona që karakterizohen nga dinamizmi dhe kërkesa e lartë për të shkëmbyer energji pozitive.

Emri “Mon Chéri” transmeton pozitivitet, dashuri, harmoni, vlera të cilat ne kërkojme t'i nxisim si tek punonjesit, edhe tek klientët tanë. Stafi ynë i sjellshëm dhe mikpritës përbëhet nga 70% punonjëse femra, pasi ne mendojmë se vetë figura femërore mund të transmetojë më së miri vlerat që qendrojnë në thelb të kompanisë tonë. Në ambjentet tona cdokush gjen një atmosferë miqësore, e cila i bën klientët dhe punonjësit të ndihen si pjesë e shtëpisë.

“Mon Cheri” përzgjedh më të mirët për t’i përfshirë në familjen e saj: personat më energjikë, entuziastë e miqësorë dhe sigurisht ata që kanë pasion kafen. Jemi të veçantë, pasi investojmë që burimet tona njerëzore të ofrojnë shërbimin më të mirë. Punonjësit tanë trajnohen dhe testohen sipas standardeve të produkteve dhe shërbimit Mon Chéri. Eksperienca me Mon Chéri nuk mbaron këtu, personat më të motivuar dhe kërkues mund të avancojnë në pozicione si përgjegjës njësie, manaxher dhe më shumë!

Fotografi


;