Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkues1
0
Lagjia 14, Ish U.M.B,Shkozet,
Durres, Shqipëri
Tel: +355 69 703 7155
Mobile: +355 68 2024 508
Kompania “Liqeni VII sh.a u themelua nga z.Ramazan Kalia në vitin 1994 me emrin fillestar “Kalia” sh.p.k dhe aksioner kryesor Z. Ramazan Kalia. Pesë vite më vonë, në vitin 1999,”Kalia” sh.p.k blen shoqerinë “Mekanike pjese ndertimi” sh.a dhe vazhdon operimin në treg deri në vitin 2005 kur merr edhe emrin e ri “Liqeni VII” sh.a të cilin mban edhe sot. Kompania është kryesisht e orientuar në fushën e prokurorimeve publike mbi 100 projekte të përfunduara me sukses (infrastrukturë, rikonstruksione të ndërtesave social-kulturore etj.), si dhe qiradhënien e ambjenteve dhe magazinave imtesisht të rikonstruktuara me siperfaqe të konsiderueshme 1 km larg portit më të madh në Shqiperi dhe një ndër portet më të rëndësishme në rajon, Porti i Durrësit. Përveç pasionit që ne ndajmë për të përmbyllur me korrektësi maksimale pjesën administrative të punës, një rëndesi shumë të veçantë i vendosim edhe pjesës së terrenit. “Liqeni VII” sh.a kujdeset që pas përfundimit të çdo projekti, jo vetëm të marrë vlerësimin maksimal nga autoritet kontraktore, por edhe të gjithë komunitetit që rrethon objektin në të cilin ne hedhim energjite tona. Shprehur ndryshe, përpos ndjekjes së projektit me përpikmeri, rëndësi maksimale i kushtojmë edhe rritjes së vlerës së zones ku është i përqëndruar projekti si në aspektin social ashtu edhe atë ekonomik. Kohëzgjatja me sukses në treg nuk mund të jetë kurrësesi rastësi, veçse rezultat i një pune të palodhur, korrektesie maksimale dhe vullnetit për t’u përmirësuar çdo ditë të punës sonë.