11-50
0
Privat
2005
HORIZON e ka realizuar ndarjen e gamës së aktiviteteve të saj që në Maj 2005 dhe ka arritur të zhvillohet me shpejtësi në fushat e teknologjisë së informacionit, si vijon:
Aktiviteti kryesor i kompanisë përqëndrohet në ofrimin e një cilësie të lartë për shërbimet e avancuara mbështetëse në fushën e Business Critical HW & SW, duke reduktuar në këtë mënyrë në maksimum kohën e humbur të sistemit dhe duke rritur në vlerë investimin IT të Klientit. Mbështetja përmes telefonit dhe mbështetja në terren (diagnostikimi i problemit, ndërrimi i pjesëve me defekt), së bashku me disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit përbëjnë detyrat kryesore, që përmbushen në favor të Klientit, i cili merr mjaft përfitime nga marrëdhënia e partneriteteve të biznesit që HORIZON ka vendosur me sistemet e fuqishme që ofrojnë shërbime, si për shembull, SUN Hellas, Cisco FYROM, AVAYA Hellas, Wyse Germany, Citrix Germany, Juniper Austria, dhe HP Austria.