"Gjirafa, Inc., është makina e parë kërkimore dhe më e avancuar shqiptare e cila u mundëson të gjithë përdoruesve të saj gjetjen e informatave në shqip nga tërë shfletimet që bëjnë në internet. E themeluar si kompani në SHBA, kjo kompani operon në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Duke pasur parasysh rritjen shpejtë të trendeve të prezencës online, Gjirafa ka zgjeruar shërbimet e saj edhe në fushën e veprimtarive të biznesit dhe ofrimin e informatave dhe elementeve orientuese ndaj këtyre bizneseve duke ofruar platformën e veçantë Gjirafa.biz, e cila deri më tani numëron mbi 40 mijë biznese, por ky numër shkon duke u rritur dita-ditës. Për arritjen sa më maksimale të efektshmërisë dhe ngritjen e prezencës online, Gjirafa Ad Netëork është zgjidhja më e thjeshtë e reklamimit në internet e cila distribuon kampanjat e bizneseve në bazë të veprimtarive të tyre, të gjitha këto brenda një buxheti me kosto minimale dhe me efektivitet maksimal. Meqë trendi i teknologjisë po avancohet me dinamikë të jashtëzakonshme, Gjirafa.com ka sjellur edhe dyqanin online gjirafa50.com ku ofrohen TOP 50 produktet më të kërkuara të teknologjisë në botë, të gjitha me çmimin më të lirë në treg."