501-1000
2
Privat
2008
Fondi Besa sh.a është institucion financiar jo banke dhe aktiviteti i tij përfshin:
-Kredidhënie për bizneset e vogla dhe të mesme;
-Shërbim pagesash dhe arkëtimesh;
-Ndërmjetësim për transaksionet monetare (duke përfshirë dhe valutat);
-Ofrimin e garancive bankare;
-Shërben si agjent ose këshilltar financiar.
Misioni
Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat Urbane dhe gjysmë - Urbane duke nxitur sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një fondi Shqiptar mikrofinanciar privat që realizon vetë-mbajtjen e tij.
Klientet e Fondit BESA sh.a përbëhen nga njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshi të papunët dhe bizneset fillestare. Fondi BESA sh.a do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike për sipërmarrësit përfshi kualifikimin dhe studimet.
Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga "MIX-Market" si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si "Micro-Credit Ratings International Ltd" dhe "MicroRate", revista "Forbes" ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesore si portofoli i kredisë, shpenzimet, cilësia e portofolit etj. Sipas këtij vlerësimi Fondi Besa renditet ndër 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.