Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkues2-10
0
Privat
2021
Kompleksi Delijorgji godina Nr.1
Tirane, Shqipëri
Tel:
Mobile: 00355672027533
Rreth Nesh
Crew Shop është një koncept modern dhe i specializuar që bashkon botën e nautikes, yachting-ut dhe stilit të jetesës detare në një hapësirë të vetme. I krijuar për profesionistët e detit, kapitenët, ekuipazhet, si edhe për pasionantët e mjeteve lundruese, Crew Shop ofron produkte dhe shërbime të përzgjedhura sipas standardeve ndërkombëtare. Koncesionar eksluziv i kantiereve. Astondoa yachts, Rizzardi, Marlin Boat, Scanner Marine, SPX Rib, Seabob.
Në Crew Shop do të gjeni pajisje profesionale detare nga Helly Hansen tek Jobe Watersport, veshje teknike dhe lifestyle nautik, aksesorë për mjete lundruese, si dhe zgjidhje të dedikuara për sigurinë, komoditetin dhe performancën në det. Çdo produkt përzgjidhet me kujdes, duke garantuar cilësi, funksionalitet dhe elegancë.
Përtej shitjes me pakicë, Crew Shop është një pikë takimi për komunitetin detar, një Yacht Club & Boutique ku ndahen eksperienca, njohuri dhe pasioni për detin. Me prezencë fizike dhe shërbime të integruara, Crew Shop synon të mbështesë zhvillimin e kulturës nautike dhe profesionale në Shqipëri dhe rajon.
Crew Shop nuk është thjesht një dyqan, është një ekosistem detar, ku profesionalizmi, stili dhe dashuria për detin bashkohen në një përvojë unike.