Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkues201-500
0
Privat
2008
Rr. "Brigada VIII", Vila Nr. 7, Tiranë, Shqipëri
Tirane, Shqipëri
Tel: +355 4 22 12 121
Mobile:
CENTURY 21 ® është krijuar në vitin 1971, kur agjentët e pasurive të patundshme Art Bartlett dhe Marsh Fisher hapën zyrën e tyre të parë në Orange Country, California (USA). Në fund të viteve 70, CENTURY 21 ® ishte shndërruar në njësinë e vërtetë të pasurive të patundshme në Amerikë për numrin dhe vëllimin e transaksioneve, si dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Aktualisht, Century 21 Real Estate LLC (century21.com) është franchisori i organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, menaxhim, suport administrativ dhe në marketing për Sistemin CENTURY 21.
Sistemi përfshin më shumë se 13,000 zyra franchise që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me mbi 145,000 bashkëpunëtorë shitjesh, në 86 vende dhe territore në të gjithë botën. Century 21 Real Estate LLC është pjesë e Realogy Corporation, koorporatë globale në real estate dhe në shërbimet e zhvendosjes. Kjo markë prestigjoze është prezente në Shqipëri prej vitit 2008 dhe përbën rrjetin më të fuqishëm imobiliar në vend, me 32 Agjenci të liçensuara.
CENTURY 21® është një markë e regjistruar e liçensuar për CENTURY 21 LLC Real Estate. Një kompani që ofron Mundësi të Barabarta Strehimi. Çdo zyrë CENTURY 21®, Operon dhe Është në Pronësi të Pavarur.