Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Punë Aktive:

0

Sektori:

Privat


Përshkrimi i kompanisë

Bendi shpk u themelua në vitin 1993, me qendër në Tiranë. Aktiviteti i kompanisë nisi me tregtimin e produkteve hidrosanitare, si sete tualeti, mobilje tualeti, pasqyra, rubineteri, aksesorë, bolierë, kabina dushi, etj.Në vitin 2005, kompania e zgjeroi aktivitetin e saj duke filluar prodhimin e pllakave të dushit plastike (PMMA/ABS), vaskave të thjeshta dhe me hidromasazh, duke realizuar shitjen e këtyre produkteve si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Në vitin 2016, Bendi prezantoi për herë të parë në treg risinë e pllakave marmorezine, duke realizuar prodhimin e tyre në dimensione dhe ngjyra të ndryshme.

Prej disa vitesh tashmë, Bendi mbron me krenari pozicionin si prodhuesi i vetëm në Shqipëri i pllakave të dushit plastike (PMMA/ABS), vaskave të thjeshta dhe me hidromasazh, si dhe pllakave marmorezine. Duke mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me cilësinë, duke krijuar marredhenie afatgjate me konsumatorët dhe duke ofruar risitë më të fundit në treg me çmime konkuruese, Bendi Shpk mund të bëhet partneri juaj i besuar për të gjitha projektet e ndërtimit dhe rinovimit.


Produkte dhe Shërbime

Me një eksperiencë 30-vjeçare, si rezultat i një pune të palodhur dhe të suksesshme, Bendi Shpk arriti që në një kohë të shkurtër të bëhet një ndër kompanitë lider, duke siguruar një pozicion të favorshëm në tregun shqiptar. Si përfaqësues ekskluziv i disa prej brandeve më të njohura në Europë, Bendi ofron një gamë të gjerë produktesh, duke e bërë më të lehtë zgjedhjen për çdo klient. Cilësia dhe çmimet konkuruese kanë bërë të mundur realizimin e projekteve të ndryshme si hotele, ndërtesa rezidenciale, shkolla, Airbnb, etj., duke vërtetuar besimin e klientëve tanë ndër vite. Të gjitha produktet e prodhuara nga kompania Bendi shoqërohen me garanci afatgjatë, janë të certifikuara dhe plotësojnë standardet evropiane. Lënda e parë importohet nga Evropa dhe makineritë ndjekin një proces të automatizuar.

;