11-50
0
Privat
2002
Rruga Nacionale Gjirokastër - Tepelenë km 3, Gjirokastër, 6002, Shqipëri
Gjirokastër, Shqipëri
Tel:
Mobile: 0694067522
Njesia Administrative Nr.11, Rruga Gjoke Doci, Godina Nr.27, Tirana 1030
Tirane, Shqipëri
Tel:
Mobile: 0697088597
Argjiro GROUP SHPK, u themelua në muajin Shkurt të vitit 2002, në qytetin e Gjirokastrës, filloi fillimisht si një ëndërr e dy të rinjve optimist, që sakrifikuan gjithçka që mundën, për të krijuar biznesin e tyre të vogël. Në fillim, gjithçka dukej e pashpresë, shumë pak klient, pak të ardhura, shumë mundim e shumë orë pa gjumë për të vazhduar ëndrrën e tyre. Ditët, javët, muajt kaluan, po ashtu u përhap edhe fjala për këtë ëndërr optimiste. Shumë shpejt klientët u shtuan dhe po ashtu ishte e nevojshme që edhe stafi dhe infrastruktura të shtoheshin. Teknologjia e avancuar, solli në shtimin e klientelës e po ashtu edhe stafit. Në vitin 2016, kompania ndryshoi emrin nga “SHTYPSHKRONJA ARGJIRO SHPK” në “Argjiro GROUP SHPK”. Në vitin 2017, kompania u certifikua me EN ISO: 9001:2015 dhe në vitin pasardhës me ISO: 45001:2018. Sot Argjiro GROUP, është një nga kompanitë më të mëdha në Republikën e Shqipërisë, për sa i përket prodhimit të kutive të paketimit ushqimor dhe industrial, një motor pune me mbi 40 persona të punësuar.