Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesShoqëria ALCONS GROUP SHPK, agjenci e licencuar me Nr. LN-1035-02-2026, datë 10.02.2026 nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (tashmë Ministria e Inovacionit) për ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit dhe rekrutimit në fushën e punësimit, me NUIS: M52220048M.
ALCONS GROUP SHPK është themeluar me qëllimin për të ofruar shërbime të specializuara dhe të strukturuara në ndërmjetësimin e punësimit, duke ndërtuar ura lidhëse midis tregut vendas të punës dhe fuqisë punëtore ndërkombëtare. Ne operojmë në përputhje të plotë me legjislacionin Shqiptar në fuqi, duke garantuar procese transparente, të ligjshme dhe profesionale.
Përmes një rrjeti partnerësh ndërkombëtarë dhe bashkëpunimesh të konsoliduara, ne ofrojmë rekrutimin e punonjësve të huaj në sektorë të ndryshëm, përfshirë por pa u kufizuar në:
Ndërtim/Constuction; Turizëm dhe hoteleri; Shërbime dhe mirëmbajtje; Prodhim dhe industri përpunuese; Bujqësi, Blektori; Transport/logjistikë; Sektorë të tjerë;
Shërbimet tona përfshijnë identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, verifikimin paraprak të dokumentacionit, asistencë në procedurat e pajisjes me leje pune/unike, qëndrimi dhe viza, si dhe koordinim të plotë gjatë procesit të integrimit të punonjësve në Shqipëri. Këtu do të gjeni linkun e kompanisë: https://alconsjob.com/
Objektivi ynë është të mbështesim bizneset Shqiptare në plotësimin e nevojave të tyre për fuqi punëtore, duke ofruar zgjidhje efikase, të shpejta dhe në përputhje me kërkesat ligjore.