Rreth Lagardère Travel Retail
Lagardère Travel Retail është një nga operatorët lider në nivel botëror në sektorin e travel retail, duke menaxhuar dyqane, koncepte ushqimi dhe pijesh, si dhe shërbime të tjera tregtare në aeroporte, stacione hekurudhore dhe qendra të tjera udhëtimi në më shumë se 40 vende.
Qëllimi i Pozicionit
Inventarizuesi është përgjegjës për monitorimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e inventarit, duke siguruar që produktet të jenë të regjistruara, të sistemuara dhe të evidentuara me saktësi.
Roli përfshin kontrollin periodik të stokut, përditësimin e të dhënave të inventarit, evidentimin dhe analizimin e diferencave, si edhe bashkëpunimin me ekipet operacionale për të garantuar saktësinë e inventarit dhe disponueshmërinë e produkteve.
Do të vlerësohen vetëm kandidatët që kanë eksperiencë direkte si Inventarizues, me të paktën 2–3 vite përvojë në këtë rol. Nuk do të merren në konsideratë kandidatë me eksperiencë vetëm si magazinier apo ekonomist.
Kushtet e Punës
Vendndodhja: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA)
Orari: Full-Time, 40 orë në javë
E Hënë – E Premte
Orari: 09:00 - 17:00, me fleksibilitet sipas nevojave te kompanise.
Çfarë Ofrojmë
Apliko
email: [email protected]
+355 69 80 80 033 (WhatsApp)
Bashkohu me ekipin e Lagardère Travel Retail dhe bëhu pjesë e një kompanie lider globale në industrinë e travel retail!
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneLagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte e jo vetëm., menaxhon një rrjet prej mbi 4,900 pikash shitjeje të vendosura në hapësira tranziti dhe ambiente të licencuara, duke operuar në tre segmente kryesore biznesi: Aksesore Udhëtimi, Duty Free & Modë, dhe Gastronomi.
Me prezencë në 45 vende në pesë kontinente, misioni i Lagardère Travel Retail është të ofrojë për pasagjerët një përvojë udhëtimi sa më të këndshme dhe të harmonishme, përmes portofolit të gjerë të brendeve ndërkombëtare në pronësi (si Relay, Aelia Duty Free dhe So Coffee), si edhe markave lokale dhe partnerëve të besuar të shitjes me pakicë.
Duke kombinuar shtrirjen globale me ekspertizën lokale, Lagardère Travel Retail ofron produkte dhe përvoja të dizajnuara për t’iu përgjigjur nevojave të dhënësve të koncesioneve, brendeve partnere, udhëtarëve, punonjësve dhe komuniteteve ku operon.
Lagardère Travel Retail synon ta kthejë çdo udhëtim në një përvojë unike dhe të paharrueshme.