Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100387

Sanitare Ksamil

Sarandë, Shqipëri 17-04-2025 edhe 15 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Sanitare
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-04-2025
Vendodhja:
Sarandë, Shqipëri

Përshkrimi

Përshkrimi i Pozicionit

Sanitari/ja është përgjegjës/e për pastrimin dhe rregullimin e dhomave dhe hapësirave të përbashkëta të resortit, duke siguruar një shërbim elitar për klientët. Ky pozicion kërkon kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve, si dhe një etikë të fortë pune për të siguruar që standardet e pastërtisë dhe cilësisë të përmbushen në maksimumin e mundshëm.


Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore

Pastrimi i Dhomave dhe Hapësirave të Përbashkëta

  • Pastron dhomat dhe vilat e klientëve, banjot, dhe hapësirat e përbashkëta të resortit, duke siguruar që gjithçka është e pastër dhe e rregullt sipas standarteve të industrisë dhe rregullores së brendshme të hotelit.
  • Pastron dhe dezinfektoni me kujdes vilat dhe dhomat, duke perfshire pastrimin nga pluhuri, vakumimin, nderrimin e shtrojave te krevateve, rregullimin e shtratit, plotesimin e pajisjeve dhe organizimin e sendeve te nevojshme.
  • Siguron që dhomat të jenë të pajisura me të gjitha materialet e nevojshme, duke kontrolluar dhe plotësuar furnizimet.
  • Pegjigjet menjehere kerkesave te klienteve per materiale shtese, pajisje higjienike, ose çdo nevoje tjeter te lidhur me vilen.

Mbajtja e Higjienës dhe Sigurisë

  • Siguron përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit në mënyrë të sigurt dhe efektive.
  • Pastron dhe mban higjienën e hapësirave të përbashkëta të resortit, si hollin, korridoret dhe restorantet.

Shërbimi ndaj Klientit

  • Sigurohet që dhomat dhe hapësirat e tjera të jenë të pastra dhe të përgatitura për klientët sipas standartit duke ofruar një eksperiencë komode me 5 yje.
  • Raporton çdo problem ose dëmtim që mund të ndikojë në standardet e pastërtisë.

Mbështetje dhe Komunikim

  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherët dhe ekipin për të siguruar që kërkesat dhe nevojat e klientëve të përmbushen.
  • Mban pajisjet e pastrimit të organizuara dhe të pastra.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Eksperienca

  • Eksperienca e mëparshme në pastrim, veçanërisht në një hotel apo rezort luksoz.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe etikë e fortë pune.
  • Forcë fizik dhe aftësi për të kryer detyra të përsëritura (p.sh., ngritje, përkulje, qëndrim në këmbe për periudha të gjata.
  • Fleksibilitet për të punuar me orare të ndryshme dhe të zgjatura.
  • Aftësi për të mbajtur një pamje dhe sjellje profesionale në çdo kohë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Pse të Bashkoheni me Kep Merli?

  • Punoni në resortin më prestigjioz në jug të Shqipërisë.
  • Jini pjesë e një ekipi pune në fushën e turizmit luxury.
  • Paga konkurruese dhe mundësi zhvillimi në karrierë.

 

Si të Aplikoni

Dërgoni CV-në në [email protected] me subjektin “Aplikim për Pastrues/ja”.

Ose kontaktoni ne numrin : 0682445189


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kep Merli

Kep Merli është resorti ekologjik luksoz më i mirë në Shqipëri, pranë qytetit bregdetar të Ksamilit. I shtrirë në 28 hektarë përgjatë detit Jon, resorti ofron një përzierje të shkëlqyer të natyrës dhe dizajnit modern, duke përfshirë një hotel me pesë yje dhe një koleksion vilash të jashtëzakonshme buzë detit. Qëllimi ynë është përsosmëria dhe shërbimi ekselent i cili përcakton një standard të ri në mikpritjen dhe turizmin shqiptar.