
Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPozicioni i punes si agjent imobiliar eshte nje profesion gjithperfshires i cili lidhet ngushte me lloje te ndryshme profesionesh apo fushash si jurist/e, ekonomist/e, marketing, maredhenie njerezore, sektorin bankar, ndertimin dhe shume aftesi e sektore te tjere te cilat lidhen ne menyre direkte me pronen private. Ky profesion qe tashme eshte i perhapur dhe ne mode ofron mundesine e te pasurit nje maredhenie te drejte me klientin me perfitime te barabarta per secilen pale.
Agjenti imobiliar ne zhvillimin e punes se tij te perditshme ka nevoje per informacione te fushave te tjera ne varesi te rastit dhe klientit prandaj eshte e keshillueshme qe ai te jete i pajisur me dije te pergjithshme te fushave te siperpermendura te cilat do te perforcohen edhe me zhvillimin e punes ne terren si agjent shitjesh te pasurive te paluajtshme. Kjo eshte nje fushe qe ne Shqiperi eshte akoma ne zhvillim e siper dhe ky mund te jete momenti kyc per tu futur ne treg si nje agjent i ri.
Nga ana tjeter Durresi si qytet po has luhatje te cmimeve te tregut ashtu si gjithe bota por ne vecanti ne tregun vendas kane ndikuar thelle pervec arsyeve te tjera edhe investimet e medha si: Porti i ri i Durresit dhe krijimi i nje porti industrial ne Porto Romano, Rivitalizimi i sistemit Hekurudhor i cili parashikon si fillim te lidhe Durresin me Aeroportin dhe Kryeqytetin, Lungomarja e re e Plazhit dhe krijimi i disa hapsirave ose parqeve te cilat ja kane rritur pamjen e jashtme dhe perceptimin ketij qyteti, ndaj eshte e nevojshme dhenia e nje sherbimi korrekt ne treg i cili te mund te beje diferencen me konkurrentet e tjere ne treg.
Agjenti imobiliar ne nje rutine te perditshme ka lloje te ndryshme detyrash si:
Nje agjent imobiliar duhet te jete i kualifikuar me disa cilesi te cilat do ta bejne ate te jete me i afte ne lidhjen dhe ruajtjen e maredhenieve me klientet dhe poashtu zgjerimin e databazes se klienteve dhe pronave.
Disa nga vecorite qe ne kerkojme jane:
Dergoni CV tuaj ne [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Ne jemi nje rrjet i lidhur profesionistesh te cilet ofrojme sherbime ndermjetesimi ne fushen e pasurive te paluajtshme per sa i perket shit-blerjes , marrjes apo dhenies me qira ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit.
-Vizioni yne eshte padyshim zgjerimi dhe perfeksionimi i rrjetit tone duke aspiruar ne sa me teper zyra dhe agjente te rinj, ambicioz dhe me deshiren per te bere karriere.
-Misioni yne eshte qasja per nje sherbim sa me dinjitoz dhe sa me profesional aq edhe dashamires tek klientet tane. Eshte po ky mision i cili na udheheq drejt vizionit tone te perbashket dhe largpames!
-Perse ne?!
Mund tju themi me bindje te plote qe vleresimi yne i prones, trajtimi dhe marketimi i saj do te cojne ne nje transaksion te mundshem ne nje kohe relativisht te shkurter. Koha ka treguar qe sherbimi yne ka rezultuar ne shume raste i suksesshem , ndofta mund te kemi edhe mangesite tona askush dhe asgje nuk eshte perfekte, por ajo qe ne ju premtojme eshte angazhimi yne ne masen 100% ne ate qe ne dime te bejme me mire !