Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesNë duapune.com mënyra e aplikimit mund të ndryshojë në varësi të opsioneve që ka përcaktuar punëdhënësi për secilin njoftim.
Nëse jeni të regjistruar dhe të identifikuar në llogarinë tuaj, mund të aplikoni direkt përmes sistemit të duapune.com duke klikuar “Aplikoni”.
Gjatë aplikimit mund të përdorni CV-në që keni në profil ose të ngarkoni një CV tjetër dhe, kur është e nevojshme, të bashkëngjitni dokumente shtesë.
Pas dërgimit, aplikimi i përcillet punëdhënësit dhe ruhet në profilin tuaj te “Aplikimet e mia”, ku mund të kontrolloni historikun e aplikimeve.
Në varësi të njoftimit, mund të jenë të disponueshme edhe mënyra të tjera aplikimi, si WhatsApp, email ose aplikimi në faqen zyrtare të kompanisë.
Po. Nëse punëdhënësi ka vendosur në dispozicion aplikimin me WhatsApp ose me email, mund të dërgoni aplikimin edhe pa pasur llogari ose pa qenë të identifikuar në duapune.com.
Megjithatë, këto aplikime dërgohen jashtë sistemit të aplikimeve të duapune.com dhe, për këtë arsye, nuk ruhen në profilin tuaj dhe nuk shfaqen te “Aplikimet e mia”.
Për të pasur një historik të aplikimeve të kryera përmes sistemit dhe për të përdorur CV-në e ruajtur në profil, rekomandohet të aplikoni duke qenë të identifikuar në llogarinë tuaj.
Aplikimi përmes duapune.com: Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar. Mund të përdorni CV-në aktuale ose të ngarkoni një CV tjetër, si edhe të bashkëngjitni dokumente shtesë kur kërkohen. Aplikimi i dërgohet punëdhënësit dhe regjistrohet te “Aplikimet e mia”.
Aplikimi me WhatsApp: Duke klikuar “Apliko me WhatsApp”, hapet një mesazh i parapërgatitur për pozicionin përkatës. Përpara dërgimit mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në. Komunikimi vazhdon drejtpërdrejt me punëdhënësin në WhatsApp.
Aplikimi me email: Nëse pozicioni e ofron këtë mundësi, klikoni “Aplikim nëpërmjet email-it”. Do të shfaqet formulari i aplikimit me subjektin dhe tekstin përkatës, të cilin mund ta plotësoni dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara dërgimit.
Aplikimi në faqen e kompanisë: Për disa pozicione, kompania përdor sistemin e saj të rekrutimit. Duke klikuar “Aplikoni”, do të ridrejtoheni në faqen e përcaktuar nga kompania dhe aplikimin do ta përfundoni atje. Ky aplikim nuk regjistrohet te “Aplikimet e mia” në duapune.com.
Aplikimet e kryera përmes sistemit të duapune.com mund t’i shihni te seksioni “Aplikimet” në llogarinë tuaj.
Mund të hyni në këtë seksion në dy mënyra:
Aty do të gjeni listën e pozicioneve ku keni aplikuar, së bashku me kompaninë, vendndodhjen dhe datën e aplikimit.
Shënim: Aplikimet e kryera jashtë sistemit të duapune.com, p.sh. përmes WhatsApp-it ose faqes së kompanisë, nuk shfaqen te “Aplikimet e mia”.
Kur aplikoni përmes sistemit të duapune.com, pas përfundimit të aplikimit do të shfaqet mesazhi “Aplikimi juaj u krye me sukses.”
Gjithashtu:
Pra, këto janë 3 mënyra për të verifikuar që aplikimi është kryer me sukses.
Jo. Nëse keni aplikuar një herë për një pozicion pune përmes sistemit të duapune.com, nuk mund të kryeni një aplikim të dytë për të njëjtin njoftim.
Kur të hapni përsëri pozicionin, në vend të mundësisë për të aplikuar do të shfaqet njoftimi “Ju keni aplikuar njëherë për këtë pozicion pune.”
Aplikimin e kryer mund ta kontrolloni në çdo moment te Llogaria ime → Aplikimet.
Kur aplikoni për një pozicion përmes sistemit të duapune.com, aplikimi regjistrohet në llogarinë e kompanisë. Punëdhënësi mund të shohë të dhënat e profilit tuaj dhe CV-në që keni përdorur në momentin e aplikimit.
Për këtë arsye, rekomandohet që përpara se të aplikoni, të kontrolloni dhe përditësoni profilin dhe CV-në tuaj, në mënyrë që punëdhënësi të marrë informacionin më të fundit.
Po. Nëse keni aplikuar përmes sistemit të duapune.com, aplikimet tuaja ruhen në seksionin “Aplikimet e mia” në llogarinë tuaj. Aty mund të shihni pozicionet për të cilat keni aplikuar, kompaninë, vendndodhjen dhe datën e aplikimit.
Pasi aplikoni përmes sistemit të duapune.com, aplikimi juaj regjistrohet dhe i dërgohet punëdhënësit. Ju merrni gjithashtu një email konfirmimi me informacionin e pozicionit për të cilin keni aplikuar.
Aplikimin mund ta gjeni më pas te seksioni “Aplikimet e mia” në llogarinë tuaj.
Pas aplikimit, kompania/punëdhënësi është përgjegjës për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Nëse profili juaj përzgjidhet, kompania do t’ju kontaktojë drejtpërdrejt për hapat e mëtejshëm të procesit.
duapune.com nuk përzgjedh kandidatët dhe nuk vendos se kush do të kontaktohet, përveç rasteve kur në njoftim specifikohet ndryshe.
Jo. Aplikimi për vendet e punës të publikuara në duapune.com është falas për punëkërkuesit. Nuk kërkohet pagesë për të dërguar aplikimin tuaj për një pozicion pune.
Pas dërgimit të aplikimit, shqyrtimi dhe përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga vetë kompania që ka publikuar vendin e punës.
Kompanitë mund të kontaktojnë vetëm kandidatët që përzgjidhen për fazat e mëtejshme të procesit, ndaj dërgimi i një aplikimi nuk garanton se do të merrni përgjigje ose do të kontaktoheni për intervistë.
duapune.com shërben si platformë për publikimin e vendeve të punës dhe dërgimin e aplikimeve, por nuk vendos se cilët kandidatë përzgjidhen ose kontaktohen nga kompania.
Po. Mund të aplikoni për disa vende pune që përputhen me profilin, eksperiencën dhe interesat tuaja.
Çdo aplikim dërgohet veçmas te kompania përkatëse dhe trajtohet në mënyrë të pavarur nga aplikimet e tjera.
Aplikimet e kryera përmes sistemit të duapune.com mund t’i kontrolloni në çdo moment te “Aplikimet e mia”.
Nëse nuk mund të aplikoni për një pozicion, kontrolloni nëse njoftimi është ende aktiv dhe nëse afati i aplikimit nuk ka përfunduar.
Nëse keni aplikuar më parë për të njëjtin pozicion përmes sistemit të duapune.com, sistemi nuk ju lejon të aplikoni përsëri dhe do t'ju shfaqë njoftimin se keni aplikuar njëherë për këtë pozicion pune.
Gjithashtu, kontrolloni mënyrën e aplikimit të përcaktuar në njoftim, pasi disa kompani mund të pranojnë aplikime përmes email-it, WhatsApp-it ose faqes së tyre të aplikimit dhe jo drejtpërdrejt përmes sistemit të duapune.com.
Po, rekomandohet që përpara çdo aplikimi të kontrolloni që CV-ja dhe të dhënat e profilit tuaj të jenë të përditësuara.
Kur aplikoni përmes sistemit të duapune.com, punëdhënësi merr CV-në që keni zgjedhur për atë aplikim, së bashku me të dhënat përkatëse të profilit tuaj.
Përpara se të klikoni “Aplikoni”, kontrolloni që CV-ja të përmbajë eksperiencën, edukimin, aftësitë dhe të dhënat e kontaktit më të fundit.
Në varësi të pozicionit, kompania mund të kërkojë që përveç CV-së të bashkëngjitni edhe dokumente shtesë gjatë aplikimit.
Nëse kërkohen dokumente të tjera, ato do t’ju shfaqen gjatë procesit të aplikimit dhe mund t’i zgjidhni nga dokumentet që keni ruajtur më parë në profilin tuaj.
Dokumentet shtesë kërkohen sipas nevojave të kompanisë dhe nuk janë të detyrueshme për çdo aplikim
Pasi një aplikim është dërguar përmes sistemit të duapune.com, ai nuk mund të anulohet ose të fshihet nga punëkërkuesi.
Aplikimi është regjistruar dhe i është dërguar tashmë kompanisë për shqyrtim.
Për këtë arsye, përpara se të aplikoni, kontrolloni që keni zgjedhur CV-në e duhur dhe që të dhënat tuaja janë të përditësuara.
Po, mund të aplikoni, por rekomandohet të lexoni me kujdes përshkrimin, kërkesat dhe kualifikimet e përcaktuara nga kompania përpara se të dërgoni aplikimin.
Nëse profili dhe eksperienca juaj përputhen në pjesën më të madhe me pozicionin, mund të aplikoni edhe nëse nuk plotësoni çdo kriter.
Vendimi për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve i takon gjithmonë kompanisë që ka publikuar vendin e punës.
Nëse një njoftim pune nuk është më aktiv, nuk mund të dërgoni më aplikim për atë pozicion.
Kjo mund të ndodhë kur ka përfunduar afati i aplikimit ose kur kompania e ka mbyllur njoftimin.
Mund të vazhdoni kërkimin në duapune.com për pozicione të tjera aktive të ngjashme ose të kontrolloni njoftimet e tjera të publikuara nga e njëjta kompani.
Po. Nëse njoftimi ofron mundësinë për të aplikuar përmes sistemit të duapune.com, nuk është e nevojshme të keni emailin ose numrin e telefonit të kompanisë.
Klikoni “Aplikoni” dhe aplikimi juaj, së bashku me CV-në dhe dokumentet përkatëse, do t’i përcillet kompanisë përmes sistemit.
Nëse kompania është e interesuar për profilin tuaj, ajo do t’ju kontaktojë drejtpërdrejt duke përdorur të dhënat e kontaktit që keni në profilin tuaj.
Po. Mund të kërkoni dhe të aplikoni për vende pune në duapune.com edhe nga telefoni.
Hyni në llogarinë tuaj, hapni pozicionin që ju intereson dhe zgjidhni mënyrën e aplikimit të disponueshme në njoftim.
Në varësi të pozicionit, mund të aplikoni përmes sistemit të duapune.com, WhatsApp-it, email-it ose faqes së kompanisë.
Nëse kompania ka publikuar në njoftim të dhëna kontakti ose ka vendosur në dispozicion aplikimin përmes WhatsApp-it apo email-it, mund të përdorni këto mënyra për ta kontaktuar.
Nëse të dhënat e kontaktit nuk janë publikuar, rekomandohet të prisni procesin e përzgjedhjes. Nëse profili juaj përzgjidhet, kompania do t’ju kontaktojë drejtpërdrejt për hapat e mëtejshëm.
duapune.com nuk mund të ofrojë të dhëna kontakti të kompanive që nuk janë bërë publike në njoftimin e punës.
Kjo varet nga mënyra e aplikimit që ka përcaktuar kompania për pozicionin.
Kur aplikimi kryhet përmes sistemit të duapune.com, CV-ja është pjesë e aplikimit dhe mund të përdorni CV-në aktuale që keni në profil ose të ngarkoni një tjetër gjatë aplikimit.
Nëse pozicioni ofron aplikim përmes WhatsApp-it, email-it ose faqes së kompanisë, ndiqni kërkesat dhe udhëzimet e përcaktuara nga vetë punëdhënësi.