Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Marrëveshja e Anëtarësimit


 

1.Mbrojtja e privatësisë

Për detaje mbi mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe të drejtat tuaja mbi të dhënat personale, ju lutemi lexoni dokumentin zyrtar të Politikës së Privatësisë: https://duapune.com/privacy-policy. Ky dokument përshkruan se si mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj, si ruajmë të dhënat dhe cilat janë të drejtat tuaja si përdorues të sistemit. Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton pranimin tuaj të Privacy Policy-së dhe mbrojtjes së të dhënave siç përcaktohet aty.

 


2.Përmbajtja dhe përgjegjësitë e përdoruesve

Ju e kuptoni se të gjitha postimet, mesazhet, tekstet, skedarët, imazhet, fotografitë, videot, tingujt ose materialet e tjera ("Përmbajtja") të postuara, të transmetuara nëpërmjet, ose të lidhura nga Shërbimi janë përgjegjësi e vetme e personit nga i cili ka dalë Përmbajtja. Ju jeni përgjegjës për çdo të dhënë individuale të Përmbajtjes që postoni, dërgoni me e-mail ose e bëni të mundur nëpërmjet Shërbimit. Duapune.com nuk kontrollon dhe nuk është përgjegjës për Përmbajtjen e disponueshme nëpërmjet Shërbimit. Ju mund të jeni të ekspozuar ndaj Përmbajtjes fyese, jo të drejtë, të keqpërdorur ose kundërshtuese. Duapune.com nuk mban përgjegjësi ndaj plotësimit ose autenticitetit të informacionit në faqe të palëve të treta. Lidhjet tuaja me website-e të tjera janë nën përgjegjësinë tuaj.

Duapune.com ka të drejtën (por jo detyrimin) të refuzojë, fshijë ose zhvendosë çdo Përmbajtje që shkel rregullat ose frymën e Membership Agreement ose për çdo arsye tjetër të arsyeshme. Punëdhënësit duhet të njoftojnë punëkërkuesit për të gjitha kushtet e punës para fillimit të marrëdhënieve të punësimit.


 

3.Publikimi i njoftimeve dhe të drejtat e duapune.com mbi përmbajtjen e publikuar

Punëdhënësi deklaron dhe garanton se është pronar i njoftimit të punës ose gëzon të gjitha të drejtat dhe autorizimet e nevojshme për publikimin e tij në platformën duapune.com, si dhe se përmbajtja e publikuar nuk cenon të drejtat e pronësisë intelektuale, privatësisë apo çdo të drejtë tjetër të palëve të treta. Me publikimin e njoftimit në platformë, punëdhënësi i jep duapune.com, pa pagesë, për kohëzgjatjen e publikimit dhe për aq sa është e nevojshme për ofrimin e shërbimit, një licencë jo-ekskluzive, për të përdorur, riprodhuar, organizuar, strukturuar, redaktuar, formatuar, përshtatur grafikisht dhe teknikisht, indeksuar, promovuar dhe shpërndarë njoftimin në platformën duapune.com, aplikacionet, rrjetet sociale, newsletter-at dhe në çdo kanal tjetër të lidhur me ofrimin e shërbimit. Dhënia e kësaj licence nuk transferon pronësinë mbi përmbajtjen origjinale të njoftimit, e cila mbetet e punëdhënësit. Megjithatë, punëdhënësi pranon dhe bie dakord se versioni i publikuar nga duapune.com, përfshirë strukturimin, organizimin, klasifikimin, formatimin, elementët grafikë, metadata-t, elementët teknikë, optimizimin për motorët e kërkimit, si dhe mënyrën e paraqitjes së tij në platformë, përbën rezultat të punës editoriale dhe teknike të duapune.com dhe pjesë përbërëse të bazës së të dhënave të platformës. Për shmangien e çdo paqartësie, fakti që një njoftim pune është i aksesueshëm publikisht në platformën duapune.com nuk nënkupton dhënie licence, autorizimi apo të drejte për kopjimin, agregimin, ripublikimin, shpërndarjen ose përdorimin e tij nga palë të treta, përveç rasteve kur kjo lejohet shprehimisht nga duapune.com ose nga legjislacioni i zbatueshëm.

 

3.1 Pa autorizimin paraprak me shkrim të duapune.com, ndalohet:

a)      kopjimi, ripublikimi ose riprodhimi sistematik i njoftimeve të publikuara në platformë;

b)     nxjerrja, grumbullimi (scraping), agregimi, indeksimi ose përdorimi i automatizuar i njoftimeve për krijimin, përditësimin ose furnizimin e databazave të tjera të punësimit ose shërbimeve të ngjashme;

c)      përdorimi i robotëve, crawler-ave, scraper-ave ose mjeteve të tjera automatike për mbledhjen sistematike të përmbajtjes së platformës;

d)     përdorimi i përmbajtjes së publikuar për krijimin ose funksionimin e platformave konkurruese, motorëve të kërkimit të vendeve të punës, shërbimeve agreguese ose produkteve të ngjashme;

e)      ripërdorimi i elementeve editoriale, grafike, strukturore ose teknike që karakterizojnë versionin e publikuar nga duapune.com.

 

Këto kufizime nuk zbatohen ndaj indeksimit normal të platformës nga motorët e përgjithshëm të kërkimit, për aq kohë sa ky indeksim kryhet në përputhje me standardet e zakonshme të internetit dhe nuk përdoret për agregimin sistematik të njoftimeve, ripublikimin e tyre ose zhvillimin e shërbimeve konkurruese.

Çdo përdorim i paautorizuar i versionit të publikuar në duapune.com mund të përbëjë shkelje të kësaj Marrëveshjeje, të të drejtave mbi bazën e të dhënave, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe, sipas rastit, të rregullave mbi konkurrencën e pandershme, duke i dhënë duapune.com të drejtën të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të shkeljes, heqjen e përmbajtjes së përdorur në mënyrë të paautorizuar dhe shpërblimin e çdo dëmi të shkaktuar.

 


4.Përmbajtja, faqet dhe shërbimet e palës së tretë

Portali duapune.com dhe Përmbajtja e disponueshme nëpërmjet Shërbimit mund të përmbajë tipare dhe funksione që mund t’ju lidhin ose sigurojnë me përmbajtje të palës së tretë, e cila është plotësisht e pavarur nga duapune.com. Ndër veprimet tuaja me organizatat dhe individët e palëve të treta, përfshirë pagesën dhe dërgimin e shërbimeve, jeni vetëm ju dhe ata që mbajnë përgjegjësi. Duapune.com nuk është përgjegjës për humbje ose dëmtim të ndonjë lloji që mund të ndodhë si rezultat i veprimeve të palëve të treta.

 


5.Konfidencialiteti dhe nxjerrja e informacionit

Duapune.com ka një Politikë të Konfidencialitetit për të shpjeguar përdoruesve si është mbledhur informacioni dhe si përdoret. Përdorimi i duapune.com nënkupton njohjen dhe pranimin e kësaj politike. Duapune.com mund të ruajë ose shfaqë përmbajtjen tuaj, adresën e e-mail-it, adresat IP, kohën e veprimit dhe përdorues të tjerë të informacionit në rast se ligji ose besimi i mirë kërkojnë të përmbushen detyrime ligjore, të mbrohen të drejtat, pasuria, ose siguria e duapune.com, përdoruesve të tij ose publikut.

 


6.Opinioni juaj

Ne mirëpresim opinionin tuaj në lidhje me sa më sipër, ndaj ju lutemi na kontaktoni në e-mail dhe në numrat e telefonit nëse keni sugjerime ose komente. Ne mund të ndryshojmë këtë dokument herë pas herë, duke u bazuar në komentet tuaja dhe nevojave tona për reflektimin korrekt të të dhënave dhe praktikave të aplikuara.

Për rregullat mbi përdorimin e platformës, kufizimet e përdorimit të përmbajtjes dhe të drejtat e duapune.com mbi bazën e të dhënave dhe versionin editorial të njoftimeve, ju lutemi referojuni edhe Kushteve të Përdorimit, e cila përbën pjesë integrale të kësaj Marrëveshjeje.