Si mund të aplikoj për një vend pune?
Në duapune.com mënyra e aplikimit mund të ndryshojë në varësi të opsioneve që ka përcaktuar punëdhënësi për secilin njoftim.
Nëse jeni të regjistruar dhe të identifikuar në llogarinë tuaj, mund të aplikoni direkt përmes sistemit të duapune.com duke klikuar “Aplikoni”.
Gjatë aplikimit mund të përdorni CV-në që keni në profil ose të ngarkoni një CV tjetër dhe, kur është e nevojshme, të bashkëngjitni dokumente shtesë.
Pas dërgimit, aplikimi i përcillet punëdhënësit dhe ruhet në profilin tuaj te “Aplikimet e mia”, ku mund të kontrolloni historikun e aplikimeve.
Në varësi të njoftimit, mund të jenë të disponueshme edhe mënyra të tjera aplikimi, si WhatsApp, email ose aplikimi në faqen zyrtare të kompanisë.
Shqip

