Pyetje dhe përgjigje

Gjeni shpejt përgjigjen që kërkoni.

/ Pyetje dhe përgjigje / Për Punëkërkuesit / Njoftimet dhe punët e sugjeruara

Pyetjet në këtë kategori

Te seksioni “Punët e sugjeruara” mund të shihni vende pune të përzgjedhura sipas preferencave të pozicioneve të punës që keni vendosur në profilin tuaj.

Për të marrë sugjerime sa më të përshtatshme, mbani të përditësuara preferencat tuaja. Ato mund t’i ndryshoni në çdo moment nga Llogaria ime → Preferencat e pozicioneve të punës.

Hyni në llogarinë tuaj dhe zgjidhni “Punët e sugjeruara”. Do të hapet faqja “Punët sipas preferencave të tua”, ku mund të shihni pozicionet aktive që përputhen me preferencat që keni vendosur.

Nëse seksioni “Punët e sugjeruara” shfaqet bosh, do të thotë se aktualisht nuk ka vende pune aktive që përputhen me preferencat që keni zgjedhur.

Mund të zgjidhni disa pozicione pune që ju interesojnë te seksioni “Preferencat e pozicioneve të punës”. Këto preferenca ndihmojnë sistemin t’ju sugjerojë vende pune sa më të përshtatshme për ju.

Po. Preferencat mund të shtohen, hiqen ose ndryshohen nga Llogaria ime → Preferencat e pozicioneve të punës. Pas përditësimit, sistemi do t’i përdorë preferencat e reja për sugjerimet e punës.

Jo. Ndryshimi i preferencave nuk ndikon tek aplikimet që keni kryer më parë. Ato përdoren vetëm për t’ju sugjeruar vende pune që përputhen me interesat tuaja.

Nëse keni një llogari në duapune.com, mund të merrni email-e me vende të reja pune, sugjerime dhe njoftime që lidhen me kërkimin tuaj për punë.

Disa prej këtyre njoftimeve mund të personalizohen bazuar në preferencat e pozicioneve të punës që keni vendosur në profilin tuaj.

Për të marrë sugjerime sa më të përshtatshme, mbajini preferencat tuaja të përditësuara te Llogaria ime → Preferencat e pozicioneve të punës.

Nëse nuk dëshironi të merrni më newsletter ose njoftime me email nga duapune.com, mund të përdorni opsionin “Çregjistrohu / Unsubscribe” që gjendet në fund të emailit.

Pasi të çregjistroheni, nuk do të merrni më newsletter-et përkatëse në adresën tuaj të emailit.

Shënim: Email-et që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e llogarisë suaj, si p.sh. konfirmimi i një aplikimi ose rivendosja e fjalëkalimit, janë njoftime funksionale të llogarisë dhe ndryshojnë nga newsletter-et.

Nëse nuk po merrni email-e me vende pune, kontrolloni fillimisht dosjet Spam ose Junk, pasi email-et mund të kenë përfunduar aty.

Gjithashtu, sigurohuni që adresa e emailit në profilin tuaj është e saktë dhe që nuk jeni çregjistruar më parë nga newsletter-i.

Për sugjerime sa më të përshtatshme, mbani të përditësuara edhe preferencat e pozicioneve të punës në profilin tuaj.

Sugjerimet e punës bazohen te preferencat e pozicioneve të punës që keni zgjedhur në profilin tuaj.

Nëse po ju sugjerohen pozicione që nuk ju interesojnë, kontrolloni dhe përditësoni preferencat te Llogaria ime → Preferencat e pozicioneve të punës.

Hiqni pozicionet që nuk ju interesojnë më dhe mbani vetëm ato që përputhen me punët që dëshironi të gjeni.

Po. “Punët e sugjeruara” bazohen në preferencat që keni vendosur në profilin tuaj, ndaj duhet të jeni të identifikuar në llogarinë tuaj për t’i parë.

Pasi të identifikoheni, shkoni te “Punët e sugjeruara” për të parë pozicionet që përputhen me preferencat tuaja.

Newsletter-i “Punë sipas preferencave të tua” dërgohet një herë në javë, çdo të hënë.

Në të përfshihen vende pune aktive që lidhen me preferencat e pozicioneve të punës që keni zgjedhur në profilin tuaj. Nga email-i mund të hapni njoftimin dhe të aplikoni për pozicionet që ju interesojnë.

Punët e rekomanduara bazohen në preferencat që keni vendosur në profilin tuaj. Për të marrë rekomandime sa më të përshtatshme, mbajini preferencat tuaja të përditësuara.

Po. Preferencat mund t’i përditësoni në çdo moment nga profili juaj në duapune.com. Newsletter-i javor do të bazohet në preferencat që keni të vendosura aktualisht në profil.

Newsletter-i javor përmban rekomandime me vende pune aktive, të përzgjedhura sipas preferencave që keni vendosur në profilin tuaj.

Për çdo njoftim mund të shihni pozicionin, kompaninë dhe vendndodhjen, si dhe të klikoni “Aplikoni” për të parë dhe aplikuar në vendin e punës.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë.

Na kontaktoni
WhatsApp +355 69 203 1512
Orari i punës E Hënë - E Premte 09:00 - 17:00
Pyetje dhe përgjigje për Punëkërkuesit Përditësuar së fundmi: Gusht 2026