Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



·        

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale


 

1. Pronësia mbi pronësi intelektuale

E gjithë përmbajtja, materialet, veprat, tekstet, grafikat, logot, imazhet, sekuencat audio, shkarkimet dixhitale, përmbledhjet e të dhënave, bazat e të dhënave dhe çdo vepër krijuese ose përmbajtje e paraqitur në këtë faqe interneti janë pronësi e vetme e Duapune ose e furnizuesve të saj të përmbajtjes. duapune.com rezervon të gjitha të drejtat mbi platformën, strukturën, përzgjedhjen, organizimin, versionin editorial, metadatat, materialet grafike, linkun origjinal dhe bazën e të dhënave të njoftimeve të publikuara në duapune.com. I gjithë materiali në faqen “duapune” mbrohet nga ligjet ndërkombëtare për pronësinë intelektuale, si dhe nga ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, si dhe ligji nr. 52/2025 “Për markat tregtare”, dhe ligji nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar. Përmbledhja e e gjithë përmbajtjes në këtë faqe është pronësi ekskluzive e Duapune.


2. Baza e të dhënave

Përmbajtja, struktura, organizimi dhe mënyra e sistemimit të informacionit të disponueshëm në këtë platformë përbëjnë një bazë të dhënash, e cila gëzon mbrojtje ligjore në përputhje me ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, si dhe dispozitat e tjera të zbatueshme. Mbrojtja shtrihet veçanërisht mbi përzgjedhjen, renditjen, strukturimin dhe organizimin e përmbajtjes së krijuar dhe administruar nga platforma.

Ndalohet kopjimi, riprodhimi, shpërndarja, ekstraktimi, ripërdorimi ose çdo formë tjetër shfrytëzimi, tërësisht ose pjesërisht, i bazës së të dhënave, strukturës së saj ose përmbajtjes së organizuar në platformë, pa autorizimin paraprak me shkrim të subjektit që gëzon të drejtat përkatëse.


3. Kufizimet mbi përdorimin e të drejtave të autorit

Ju ndalohet rreptësisht kopjimi, riprodhimi, rishpërndarja, modifikimi, licencimi, shitja, publikimi, nxjerrja e të dhënave nga webi (web scraping), ose krijimi i veprave të prejardhura nga çdo material ose përmbajtje e kësaj faqe interneti. Nuk lejohet asnjë shfrytëzim tregtar, shfaqje publike ose shpërndarje e këtij materiali të mbrojtur nga e drejta e autorit. Çdo përdorim i paautorizuar i përmbajtjes shfuqizon çdo leje ose licencë të dhënë nga ne dhe mund të shkelë ligjet për të drejtat e autorit.

 


4. Përdorimi i autorizuar dhe licencimi

Përdorimi, shpërndarja, rishpërndarja ose shfrytëzimi i çdo materiali të mbrojtur nga e drejta e autorit nga kjo faqe interneti është rreptësisht i ndaluar, përveç rasteve kur autorizimi paraprak me shkrim është dhënë shprehimisht nga Duapune. Për të kërkuar leje për përdorim, ju lutemi na kontaktoni në [[email protected]]. Përdorimi i autorizuar duhet të jetë në përputhje të plotë me kushtet e përcaktuara në marrëveshjen me shkrim.

 


5. Kufizimet mbi markën tregtare

Marka tregtare, marka e shërbimit, emri tregtar, logo dhe dizajnet e paraqitura në këtë faqe janë pronë ekskluzive e Duapune ose e licencuesve të saj. Ju ndalohet rreptësisht kopjimi, imitimi, modifikimi ose përdorimi i tyre pa autorizimin paraprak me shkrim nga ne. Çdo përdorim i paautorizuar që mund të shkaktojë konfuzion te konsumatorët, ose që dëmton dhe zhvlerëson reputacionin e markës sonë, është rreptësisht i ndaluar dhe do të ndiqet ligjërisht.

 


6. Markat tregtare të palëve të treta dhe heqja e përgjegjësisë

Markat, logot, emrat tregtarë dhe produktet e palëve të treta të shfaqura në platformë mbeten pronë e pronarëve përkatës. Shfaqja e tyre nuk nënkupton miratim, bashkëpunim ose sponsorizim, përveç rasteve kur parashikohet shprehimisht ndryshe në marrëveshje të veçanta. Duapune nuk pretendon të drejta pronësie mbi këto marka dhe nuk mban përgjegjësi për përdorimin ose përmbajtjen e tyre nga palët përkatëse.

 


7. Shkelja e pronësisë intelektuale dhe mjetet juridike

Në rast të shkeljes së të drejtave të autorit apo të drejtave mbi markat tregtare, duapune rezervon te drejten se do te perdor të gjitha mjetet juridike të disponueshme sipas legjislacionit ne fuqi, duke pershire, por pa u kufizuar në, veprime të menjëhershme ligjore, masa ndaluese, si dhe kërkesa për dëmshpërblim financiar.