Pyetje dhe përgjigje

Gjeni shpejt përgjigjen që kërkoni.

Pyetjet në këtë kategori

Në faqen kryesore të duapune.com mund të kërkoni vende pune duke përdorur fushat Fjalë kyçe, Kategori dhe Vendndodhje.

Plotësoni një ose më shumë prej tyre dhe klikoni ikonën e kërkimit.

Për një kërkim më specifik, mund të përdorni edhe seksionin Kërkimi i avancuar,

ku mund të filtroni njoftimet sipas kompanisë, fjalës kyçe, shtetit, qytetit, kategorisë dhe llojit të punës.

Te “Kërkimi i avancuar” mund të përdorni disa filtra për të gjetur më shpejt vendet e punës që ju interesojnë.

Mund të kërkoni sipas:

  • Emrit të kompanisë – nëse po kërkoni njoftimet e një kompanie të caktuar.

  • Fjalës kyçe – shkruani pozicionin ose termin që lidhet me punën që kërkoni, p.sh. Ekonomist, Shofer, Marketing.

  • Shtetit – për të parë vende pune në një shtet të caktuar.

  • Qytetit – për të kufizuar rezultatet sipas vendndodhjes.

  • Kategorisë – zgjidhni fushën profesionale që ju intereson.

  • Llojit të punës – filtroni njoftimet sipas llojit të punësimit.

Mund të përdorni vetëm një filtër ose të kombinoni disa prej tyre për një kërkim më specifik.

Pasi të zgjidhni kriteret, klikoni “Kërko” për të parë rezultatet.

Nëse dëshironi të hiqni të gjitha kriteret dhe të filloni një kërkim të ri, klikoni “Pastro filtrat”.

Nëse dëshironi të hiqni filtrat që keni vendosur dhe të filloni një kërkim të ri, klikoni “Pastro filtrat” te seksioni “Kërkimi i avancuar”.

Të gjitha kriteret e përzgjedhura do të pastrohen dhe mund të vendosni filtra të rinj për kërkimin tuaj.

Një vend pune mund ta shtoni te punët e preferuara në dy mënyra:

  • Nga lista e vendeve të punës, klikoni ikonën e zemrës ♡ pranë njoftimit që ju intereson.
  • Brenda njoftimit të punës, klikoni butonin “Shto te të preferuarat”.

Pasi ta shtoni, pozicioni do të ruhet në listën tuaj të Punëve të preferuara, ku mund ta gjeni dhe ta shikoni përsëri më vonë.

Për të parë punët që keni ruajtur:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në duapune.com.
  2. Klikoni mbi emrin tuaj në pjesën e sipërme djathtas.
  3. Nga menuja zgjidhni “Punët Favorite”.
  4. Aty do të gjeni të gjitha pozicionet që keni ruajtur duke klikuar ikonën e zemrës ♡.

Nga kjo faqe mund të aplikoni direkt për pozicionet që janë ende aktive. Për pozicionet që kanë përfunduar, do të shfaqet njoftimi “Puna nuk është më aktive”.

Një punë mund ta hiqni nga Punët Favorite në dy mënyra:

  1. Nga seksioni “Punët Favorite”, klikoni përsëri mbi ikonën e zemrës ♥ pranë pozicionit.
  2. Hapni njoftimin e punës dhe klikoni butonin “Hiqe nga të preferuarat”.

Në të dyja rastet, pozicioni hiqet automatikisht nga lista e Punëve Favorite dhe shfaqet një mesazh konfirmimi.

Nëse një pozicion që keni ruajtur te “Punët Favorite” nuk është më aktiv:

  1. Pozicioni vazhdon të shfaqet në listën tuaj të Punëve Favorite.
  2. Pranë tij shfaqet njoftimi “Puna nuk është më aktive”.
  3. Për këtë pozicion nuk mund të kryeni më aplikim.
  4. Mund ta hiqni nga lista duke klikuar ikonën e zemrës ♥.

Për të parë historikun e aplikimeve tuaja:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në duapune.com.
  2. Klikoni mbi emrin tuaj në pjesën e sipërme djathtas.
  3. Nga menuja zgjidhni “Aplikimet”.
  4. Te seksioni “Aplikimet e mia” do të shfaqen pozicionet për të cilat keni aplikuar, së bashku me kompaninë, vendndodhjen dhe datën e aplikimit.
  5. Klikoni “Më shumë” për të parë detajet e një aplikimi.

Në duapune.com, kategoritë e shpejta ju ndihmojnë të gjeni më lehtë vende pune sipas interesit tuaj.

Klikoni mbi një nga kategoritë, si Punë part-time, Punë nga shtëpia, Pa eksperiencë, Punët e ditës, Punë jashtë vendit, HOREKA ose Internship, dhe do të shfaqen automatikisht vendet e punës që i përkasin asaj kategorie.

Duke klikuar “Kompanitë”, mund të shikoni kompanitë e regjistruara në platformë dhe njoftimet e tyre të punës.

Këto opsione janë të disponueshme në disa faqe të duapune.com për t’ju mundësuar një kërkim më të shpejtë, pa pasur nevojë të vendosni filtra manualisht.

Në seksionin “Punë” mund të shihni numrin aktual të vendeve të punës të publikuara në platformë.

  • Klikoni “Punë aktive” për të parë pozicionet që janë aktualisht të hapura për aplikim.
  • Klikoni “Punët e ditës” për të parë njoftimet e reja të publikuara gjatë ditës.
  • Për të parë listën e plotë, klikoni “Të gjitha punët”.

Te seksioni “Kategoritë me punët më të kërkuara” shfaqen disa nga kategoritë me më shumë vende pune aktive.

Klikoni mbi një kategori, si p.sh. Financë, Profesionistët ose Shitje-Zhvillim Biznesi, për të parë pozicionet që i përkasin asaj kategorie.

Numri pranë secilës kategori tregon sa vende pune aktive ka aktualisht në të.

Për të eksploruar kategori të tjera, klikoni “Të gjitha kategoritë”.

Te seksioni “Qytetet më të kërkuara” mund të kërkoni vende pune sipas qytetit.

Klikoni mbi një nga qytetet e shfaqura, si Tiranë, Durrës ose Vlorë, për të parë vendet e punës të disponueshme në atë qytet.

Numri pranë qytetit tregon sa vende pune aktive janë aktualisht të publikuara për atë vendndodhje.

Për të parë edhe qytete të tjera, klikoni “Të gjitha qytetet”.

Nuk është e nevojshme ta zgjidhni paraprakisht. Në fund të çdo njoftimi pune do të shfaqen vetëm mënyrat e aplikimit që janë të disponueshme për atë pozicion.

Për shembull, një pozicion mund të lejojë aplikimin përmes duapune.com dhe WhatsApp, një tjetër përmes duapune.com dhe email-it, ndërsa një kompani tjetër mund t'ju drejtojë në faqen e saj të karrierës.

Pra, opsionet që shfaqen te njoftimi përkatës përcaktojnë mënyrat me të cilat mund të aplikoni.

 

Nuk e gjetët përgjigjen?

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë.

Na kontaktoni
WhatsApp +355 69 203 1512
Orari i punës E Hënë - E Premte 09:00 - 17:00
Pyetje dhe përgjigje për Punëkërkuesit Përditësuar së fundmi: Gusht 2026