Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kushtet e Përdorimit


 

1.Mbrojtja e te dhenave (GDPR)

Duapune.com respekton Rregulloren e Pergjithshme te Mbrojtjes se te Dhenave te Bashkimit Europian (GDPR), e cila garanton mbrojtjen e privatësisë dhe te drejtave te perdoruesve mbi te dhenat personale.

Per me shume informacion mbi menyren se si mblidhen dhe perdoren te dhenat, ju lutemi lexoni Politiken e Privatësisë: https://duapune.com/privacy-policy

 


2.Pranimi i kushteve

Duapune.com ofron informacione online ku përfshihen vendet e punës më të reja, blogu i punësimit dhe shërbime të ndryshme e-mail e SMS rreth punësimit, burimeve njerëzore, atyre statistikore dhe tregtare: analizimi, përpunimi të mëtejshëm, (të cilave mëposhtë do t’i referohemi si "Shërbimi"). Duke përdorur Shërbimin tonë në çdo mënyrë, ju bini dakord të respektoni Kushtet e Përdorimit. Në bazë të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale ju bëjmë me dije se, kur përdorni shërbime të duapune.com, ju bini dakord të ndiqni çdo udhëzues të postimeve, të aplikuar për të gjitha shërbimet e duapune.com, i cili mund të ndryshojë kohë pas kohe. Kur ju kundërshtoni ndonjë kusht të Kushtet e Përdorimit, ndonjë udhëzues, ose ndonjë modifikim ose jeni i pakënaqur me duapune.com, ju sugjerojmë të na kontaktoni me anë të një e-mail tek [email protected] ku të na jepni informacion të detajuar mbi ankimimin apo sugjerimin tuaj.

 


3.Mbrojtja e të dhënave Personale

Duapune.com respekton ligjet ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale dhe perpunon informacionin e perdoruesve vetem sipas Politikes se Privatësisë. Per detaje mbi mbledhjen, perdorimin, ruajtjen dhe te drejtat tuaja mbi te dhenat personale, ju lutemi lexoni dokumentin zyrtar ketu: https://duapune.com/privacy-policy

 


4.Modifikimet e kësaj marrëveshje

Duapune.com rezervon të drejtën të ndryshojë, plotësojë ose përditësojë këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë, kur kjo është e nevojshme për shkak të ndryshimeve ligjore ose rregullatore, zhvillimeve teknike, përmirësimit të funksionaliteteve të platformës, ndryshimit të shërbimeve të ofruara ose për arsye të tjera të arsyeshme që lidhen me funksionimin e platformës.Versioni i përditësuar i Kushteve të Përdorimit publikohet në faqen zyrtare të duapune.com dhe hyn në fuqi nga data e publikimit, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe. Përdorimi i vazhdueshëm i platformës pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsiderohet si pranim i tyre. Ndryshimet nuk cenojnë të drejtat dhe detyrimet që kanë lindur përpara hyrjes në fuqi të versionit të ri të Kushteve, përveç rasteve kur zbatimi i tyre kërkohet nga legjislacioni në fuqi. Përdoruesve u rekomandohet të konsultojnë periodikisht versionin më të fundit të Kushteve të Përdorimit, i cili është gjithmonë i disponueshëm në adresën: https://duapune.com/terms-of-services.

 


5.Përmbajtja

Ju e kuptoni se të gjitha postimet, mesazhet, tekstet, skedarët, imazhet, fotografitë, videot, tingujt, ose materialet e tjera ("Përmbajtja") të postuara, të transmetuara nëpërmjet, ose të lidhura nga Shërbimi janë përgjegjësi e vetme e personit nga i cili ka dalë një Përmbajtje e tillë. Në mënyrë më specifike do të thonim se ju jeni plotësisht përgjegjës për çdo të dhënë individuale ("E dhënë") të Përmbajtjes që ju postoni, dërgoni me e-mail ose e bëni të mundur nëpërmjet Shërbimit. Ju e kuptoni se duapune.com nuk kontrollon dhe nuk është përgjegjës për Përmbajtjen e cila është bërë e disponueshme nëpërmjet Shërbimit dhe nga përdorimi i Shërbimit, ju mund të jeni të ekspozuar ndaj Përmbajtjes e cila është fyese, jo e drejtë, e keqpërdorur ose e kundërshtueshme. Për më tepër, duapune.com dhe Përmbajtja e vlefshme nëpërmjet Shërbimit mund të përmbajnë linqe me ëebsite-e të tjerë, të cilat janë plotësisht të pavarura nga duapune.com. Duapune.com nuk mban përgjëgjësi ndaj plotësimit ose autenticitetit të informacionit që e përmban një faqe e tillë. Lidhjet tuaja me ëebsite-e të tjerë janë nën përgjegjësinë tuaj. Ju bini dakord që ju duhet të vlerësoni dhe të merrni parasysh të gjithë rrezikun të lidhur me përdorimin e Përmbajtjes, që ju nuk mund të mbështeteni në Përmbajtje dhe në asnjë rrethanë duapune.com nuk do të jetë përgjegjëse për çdo Përmbajtje ose për çdo humbje ose dëmtim të çdo lloji të ndodhur si rezultat i postimit të ndonjë Përmbajtje, të dërguar me e-maile ose të bërë të mundshme nëpërmjet Shërbimit. Duapune.com do të ketë të drejtën (por jo detyrimin) të refuzojë, fshijë ose zhvendosë çdo Përmbajtje që është e mundshme nëpërmjet Shërbimit, për dhunimin e përmbajtjes ose frymës së Kushteve të Përdorimit ose për ndonjë arsye tjetër. Në përmbajtjen e postimit punëdhënësi duhet të njoftoj punëkërkuesin për të gjitha kushtet e punës dhe të punësimit, përpara fillimit të mardhënieve te punësimit.

Punekerkuesi njoftohet me ane te përmbajtjes se postimit për të gjitha kushtet e punës dhe të punësimit, përpara fillimit të mardhënieve e punësimit.

Përmbajtja e publikuar në Platformë duhet të respektojë këto Kushte Përdorimi dhe legjislacionin në fuqi. Rregullat mbi përmbajtjen e lejuar, sjelljen e përdoruesve, përdorimet e ndaluara, komunikimet e padëshiruara dhe përdorimin teknik të Platformës parashikohen në "Përdorimet e ndaluara të Platformës", i cili përbën regjimin e posaçëm të përdorimit të Shërbimeve.

 


6.Përmbajtja, faqet, dhe shërbimet e palës së tretë 

Platforma duapune.com dhe përmbajtja e disponueshme nëpërmjet Shërbimeve mund të përmbajnë lidhje, funksionalitete ose mjete që u mundësojnë përdoruesve akses në faqe interneti, platforma, aplikacione, sisteme, rrjete, serverë, baza të dhënash, programe kompjuterike, produkte, shërbime ose përmbajtje të administruara nga palë të treta dhe të pavarura nga duapune.com. Vendosja e një lidhje, referimi ose mundësimi i aksesit në përmbajtjen apo shërbimet e një pale të tretë nuk nënkupton se duapune.com e kontrollon, e miraton, e garanton ose mban përgjegjësi për atë palë, përmbajtjen e saj, kushtet e përdorimit, politikat, sigurinë, saktësinë, ligjshmërinë ose mënyrën e ofrimit të shërbimeve. Çdo marrëdhënie, komunikim, marrëveshje ose transaksion ndërmjet përdoruesit dhe një pale të tretë, përfshirë pagesën, furnizimin, dorëzimin, cilësinë, përmbushjen e detyrimeve, garancitë, deklarimet ose kushtet e tjera përkatëse, zhvillohet drejtpërdrejt ndërmjet përdoruesit dhe palës së tretë. Përpara lidhjes së një marrëveshjeje ose kryerjes së një transaksioni me një palë të tretë, përdoruesi duhet të kryejë verifikimet që i konsideron të nevojshme lidhur me identitetin, besueshmërinë, ligjshmërinë, kushtet dhe aftësinë e saj për të përmbushur detyrimet përkatëse.

Duapune.com nuk mban përgjegjësi për humbje, dëme, detyrime, pretendime ose pasoja të tjera që rrjedhin nga marrëdhëniet, komunikimet, marrëveshjet ose transaksionet ndërmjet përdoruesve dhe palëve të treta. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet përdoruesve ose ndërmjet një përdoruesi dhe një pale të tretë, duapune.com nuk ka detyrim të ndërmjetësojë, të përfaqësojë ndonjërën palë ose të zgjidhë mosmarrëveshjen, përveç rasteve kur një detyrim i tillë parashikohet shprehimisht nga ligji ose është marrë përsipër me shkrim nga duapune.com.

Pavarësisht sa më sipër, duapune.com rezervon të drejtën, por jo detyrimin, të shqyrtojë raportimet, të kufizojë aksesin, të pezullojë llogaritë ose të heqë përmbajtje kur ka arsye të bazuara për të dyshuar për mashtrim, shkelje të ligjit, cenim të të drejtave të palëve të treta ose shkelje të këtyre Kushteve.

 


7.Njoftimi i pretendimeve të thyerjes së marrëveshjes

Çdo person që pretendon, në mirëbesim, se përmbajtja e publikuar në platformën duapune.com cenon të drejtat e tij të autorit, të drejtat e pronësisë intelektuale, markën tregtare, bazën e të dhënave, emrin tregtar, sekretin tregtar ose çdo të drejtë tjetër të mbrojtur me ligj, mund t'i paraqesë duapune.com një njoftim me shkrim në adresën elektronike [email protected] ose në adresën zyrtare të administratorit të platformës.

7.1 Njoftimi duhet të përmbajë, të paktën:

a) identifikimin e qartë të përmbajtjes që pretendohet se cenon të drejtat, së bashku me informacion të mjaftueshëm për ta lokalizuar atë në platformë;

b) përshkrimin e së drejtës që pretendohet se është cenuar dhe bazën mbi të cilën mbështetet pretendimi;

c) dokumente ose prova të mjaftueshme që mbështesin pretendimin, kur ato janë të disponueshme;

ç) emrin, mbiemrin ose emërtimin e subjektit, adresën, adresën elektronike dhe numrin e kontaktit të pretenduesit;

d) një deklaratë se informacioni i paraqitur është, sipas dijenisë së pretenduesit, i saktë dhe se pretendimi paraqitet në mirëbesim;

dh) nënshkrimin e pretenduesit ose të përfaqësuesit të tij të autorizuar, përfshirë edhe nënshkrimin elektronik kur kjo është e zbatueshme.

duapune.com rezervon të drejtën të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë kur e konsideron të nevojshme për verifikimin e pretendimit.

Pas marrjes së një njoftimi të plotë, duapune.com do ta shqyrtojë atë brenda një afati të arsyeshëm dhe, sipas rrethanave të rastit, mund të kufizojë përkohësisht aksesin në përmbajtje, ta pezullojë, ta heqë atë ose të mos ndërmarrë asnjë masë, nëse pretendimi rezulton i pabazuar ose i pamjaftueshëm. Kur e vlerëson të përshtatshme, duapune.com mund t'ia përcjellë pretendimin përdoruesit që ka publikuar përmbajtjen, me qëllim marrjen e qëndrimit ose dokumentacionit përkatës. Paraqitja me vetëdije e pretendimeve të rreme ose mashtruese mund të sjellë përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

 


8.Konfidencialiteti dhe nxjerrja e informacionit

Duapune.com zbaton një Politikë të Privatësisë, e cila shpjegon mënyrën se si mblidhen, përdoren dhe ruhen të dhënat personale të përdoruesve. Politika është e publikuar në adresën:

https://duapune.com/privacy-policy

Duke përdorur Shërbimin, ju pranoni dhe bini dakord me Politikën e Privatësisë.

Ju gjithashtu pranoni se Duapune.com mund të ruajë ose të zbulojë informacionin tuaj (si adresa e email-it, IP, koha e veprimeve apo përmbajtja e postuar) vetëm kur kjo kërkohet nga ligji ose kur është e nevojshme për:

1.      përmbushjen e procedurave ligjore;

2.      zbatimin e Kushteve të Shërbimit;

3.      mbrojtjen e të drejtave të palëve të treta;

4.      hetimin e shkeljeve ose përdorimeve të paautorizuara;

5.      mbrojtjen e sigurisë së platformës, përdoruesve dhe publikut.

 


9.Prezantimi

Përdoruesi detyrohet të përdorë platformën duapune.com në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtet e Përdorimit. Përdoruesi nuk duhet të publikojë, transmetojë, dërgojë, shpërndajë ose vendosë në dispozicion në platformë përmbajtje që:

a) është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi;

b) është e rreme, mashtruese, çorientuese ose krijon përshtypje të rreme mbi identitetin, aktivitetin ose qëllimin e autorit të saj;

c) cenon dinjitetin, reputacionin, privatësinë ose të drejtat e personave të tjerë;

ç) përmban gjuhë fyese, kërcënuese, nxitëse të urrejtjes, dhunës ose diskriminimit ndaj një personi ose grupi personash për shkak të racës, origjinës etnike, kombësisë, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, fesë, bindjeve politike, moshës, aftësisë së kufizuar ose çdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji;

d) përmban materiale seksualisht eksplicite, pornografike ose materiale që cenojnë mbrojtjen e të miturve;

dh) promovon ose lehtëson aktivitete të paligjshme, mashtruese, të rrezikshme ose në kundërshtim me rendin publik;

e) cenon të drejtat e autorit, markat tregtare, patentat, sekretet tregtare, bazat e të dhënave ose çdo të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale të palëve të treta;

ë) përmban të dhëna personale të personave të tjerë pa bazë ligjore ose autorizimin përkatës;

f) përmban viruse, malware, ransomware, spyware, trojan, skripte keqdashëse ose çdo kod tjetër që mund të dëmtojë, ndërpresë ose komprometojë funksionimin e platformës ose të sistemeve të përdoruesve;

g) përmban informacion të rremë lidhur me oferta pune, punëdhënës, kandidatë ose mundësi punësimi.

 

9.1 Përdoruesi nuk duhet të publikojë:

a) njoftime pune që nuk korrespondojnë me një mundësi reale punësimi;

b) reklama ose oferta që synojnë vetëm promovimin e produkteve ose shërbimeve pa lidhje me qëllimin e platformës;

c) përmbajtje që promovon skema piramidale, marketing mashtrues, spam ose aktivitete të ngjashme;

ç) oferta pune që përmbajnë kritere diskriminuese ose që bien ndesh me legjislacionin për marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen nga diskriminimi;

d) reklama për mallra, produkte ose shërbime që ndalohen nga legjislacioni në fuqi.

 

9.2 Përdoruesit i ndalohet:

a) të paraqitet në mënyrë të rreme si një person tjetër ose të krijojë përshtypjen se përfaqëson një person, subjekt ose institucion pa autorizim;

b) të krijojë llogari të rreme ose identitete të shumëfishta për qëllime mashtruese ose abuzive;

c) të kontaktojë përdorues që kanë kërkuar të mos kontaktohen ose të përdorë platformën për komunikime të padëshiruara;

ç) të mbledhë, eksportojë ose përpunojë të dhëna personale të përdoruesve pa bazë ligjore;

d) të ndërhyjë në funksionimin normal të platformës ose të pengojë përdorimin e saj nga përdoruesit e tjerë;

dh) të publikojë në mënyrë të përsëritur përmbajtje identike ose thelbësisht të ngjashme, në mënyrë që të dëmtojë funksionimin normal të platformës ose të krijojë avantazh të padrejtë.

 

9.3 Pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com, përdoruesit i ndalohet:

a) përdorimi i robotëve, scraper-ëve, crawler-ëve, spider-ëve, bot-eve ose mjeteve të tjera automatike për të aksesuar, mbledhur ose kopjuar përmbajtjen e platformës;

b) përdorimi i API-ve të paautorizuara ose krijimi i mjeteve që komunikojnë automatikisht me platformën;

c) përdorimi i platformës për data mining, text mining, web scraping, harvesting ose analiza masive të të dhënave;

ç) përdorimi i përmbajtjes së platformës për trajnimin, zhvillimin ose përmirësimin e sistemeve të inteligjencës artificiale pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com;

d) krijimi i databazave, motorëve të kërkimit, agregatorëve, platformave ose shërbimeve që ripërdorin ose konkurrojnë me databazën ose funksionalitetin e duapune.com;

dh) kryerja e reverse engineering, decompiling, disassembling ose çdo forme tjetër analize teknike mbi platformën;

e) anashkalimi i masave të sigurisë, kufizimeve teknike ose mekanizmave të kontrollit të aksesit të platformës;

ë) përdorimi i programeve ose pajisjeve që mundësojnë publikimin automatik ose masiv të njoftimeve, profileve ose përmbajtjes tjetër pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com.

Indeksimi normal i pjesëve publikisht të aksesueshme të Platformës nga motorët e përgjithshëm të kërkimit (si Google, Bing dhe motorë të tjerë të ngjashëm), me qëllim referimin e përdoruesve drejt Platformës, lejohet, për aq kohë sa respektohen kufizimet teknike të vendosura nga duapune.com dhe nuk kryhet nxjerrje ose ripërdorim sistematik i përmbajtjes.

 

9.4 Pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com, ndalohet çdo indeksim, crawling, scraping ose aksesim i automatizuar që synon ose rezulton në:

a) nxjerrjen sistematike të përmbajtjes ose të dhënave të Platformës;

b) agregimin, ripublikimin ose shpërndarjen e përmbajtjes në platforma të tjera;

c) krijimin, pasurimin ose mirëmbajtjen e databazave të palëve të treta;

ç) zhvillimin ose funksionimin e motorëve të kërkimit, agregatorëve, platformave ose shërbimeve që konkurrojnë, zëvendësojnë ose riprodhojnë në mënyrë të plotë ose të pjesshme funksionalitetin e duapune.com;

d) përdorimin e përmbajtjes për analiza masive, data mining, text mining ose trajnim të sistemeve të inteligjencës artificiale, përtej rasteve të autorizuara shprehimisht nga duapune.com.

 

9.5 Në rast të shkeljes së ndalimeve të mësipërme, duapune.com rezervon të drejtën, sipas vlerësimit të saj të arsyeshëm dhe pa cenuar mjetet e tjera ligjore që i takojnë, të:

a) refuzojë ose heqë përmbajtjen;

b) pezullojë ose mbyllë llogarinë e përdoruesit;

c) kufizojë ose bllokojë aksesin në platformë;

ç) ndërpresë shërbimet e ofruara;

d) ruajë provat teknike të shkeljes;

dh) kërkojë shpërblimin e çdo dëmi të shkaktuar;

e) njoftojë autoritetet kompetente, kur kjo kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi.

 


10.Politika kundër komunikimeve të padëshiruara (“No Spam”)

Përdorimi i platformës duapune.com, i sistemeve të saj të komunikimit, i adresave elektronike, i formularëve, i mesazheve ose i çdo funksionaliteti tjetër për dërgimin e komunikimeve të padëshiruara, të paautorizuara ose mashtruese është i ndaluar.

 

10.1 Pa kufizuar dispozitat e tjera të Kushteve, përdoruesit i ndalohet:

a) të dërgojë reklama, oferta tregtare, komunikime promocionale, email-e, SMS ose mesazhe të tjera elektronike pa bazën ligjore ose autorizimin e kërkuar nga legjislacioni në fuqi;

b) të përdorë adresat elektronike, numrat e telefonit, profilet ose të dhënat e kontaktit të përdoruesve të duapune.com për marketing të drejtpërdrejtë, shitje, promovim ose qëllime të tjera të palidhura me shërbimet e platformës;

c) të kontaktojë një përdorues që ka kundërshtuar marrjen e komunikimeve të tilla ose ka kërkuar të mos kontaktohet më;

ç) të mbledhë, kopjojë, eksportojë, blejë, shesë, transferojë ose përdorë lista adresash elektronike, numrash telefoni ose të dhënash kontakti të marra nga platforma në mënyrë të paautorizuar;

d) të fshehë ose manipulojë identitetin e dërguesit, adresën e origjinës, titullin, të dhënat teknike ose çdo element tjetër të komunikimit, me qëllim mashtrimin e marrësit ose shmangien e mekanizmave të sigurisë;

dh) të dërgojë komunikime masive, të përsëritura ose automatike nëpërmjet platformës pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com;

e) të përdorë serverët, sistemet, domain-et, adresat elektronike, emrin tregtar ose infrastrukturën e duapune.com për dërgimin, ndërmjetësimin, lehtësimin ose maskimin e komunikimeve të padëshiruara;

ë) të përdorë platformën për “phishing”, mashtrim, shpërndarje malware-i, skema piramidale ose forma të tjera të komunikimit të paligjshëm ose abuziv.

Komunikimet tregtare të lejuara duhet të identifikojnë qartë dërguesin, të mos përmbajnë informacion mashtrues dhe, kur kërkohet nga ligji, t’i ofrojnë marrësit një mënyrë të thjeshtë dhe pa pagesë për të kundërshtuar ose ndërprerë marrjen e komunikimeve të mëtejshme. Çdo përdorim i paautorizuar i sistemeve ose infrastrukturës së duapune.com për komunikime të padëshiruara përbën shkelje të Kushteve dhe mund të sjellë kufizimin ose bllokimin e aksesit, pezullimin ose mbylljen e llogarisë, heqjen e përmbajtjes, ruajtjen e provave teknike, kërkimin e shpërblimit të dëmit dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, kur kjo parashikohet nga legjislacioni në fuqi. duapune.com rezervon të drejtën të përdorë masa teknike dhe organizative për identifikimin, filtrimin, kufizimin dhe parandalimin e komunikimeve të padëshiruara ose përdorimeve abuzive të platformës

 


11.Postimet dhe shërbimet me pagesë

duapune.com mund të ofrojë kundrejt pagesës publikimin, promovimin, evidentimin ose vendosjen e përmbajtjes në seksione, kategori ose pozicione të caktuara të platformës, sipas paketave, tarifave dhe kushteve tregtare të publikuara ose të dakordësuara me përdoruesin. Pagesa e tarifës përkatëse i jep përdoruesit vetëm të drejtën për të përfituar shërbimin e porositur, për periudhën dhe sipas kushteve të përcaktuara. Pagesa nuk përbën transferim pronësie, licencë të pakufizuar ose garanci se përmbajtja do të publikohet apo do të qëndrojë e publikuar pavarësisht përmbajtjes së saj. Përdoruesi që paraqet përmbajtje për publikim me pagesë mbetet plotësisht përgjegjës për ligjshmërinë, saktësinë, vërtetësinë dhe përputhshmërinë e saj me këto Kushte Përdorimi dhe me legjislacionin në fuqi.

duapune.com rezervon të drejtën të refuzojë publikimin, të kërkojë korrigjimin, të pezullojë ose të heqë përmbajtjen me pagesë kur ajo:

a) shkel këto Kushte Përdorimi ose legjislacionin në fuqi;

b) cenon të drejtat e palëve të treta;

c) përmban informacion të rremë, mashtrues, diskriminues ose të paligjshëm;

ç) cenon sigurinë, integritetin ose reputacionin e platformës.

 

Kur përmbajtja refuzohet, pezullohet ose hiqet për shkak të një shkeljeje që i atribuohet përdoruesit, tarifat e paguara për shërbimin përkatës nuk rimbursohen, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligji ose nga një marrëveshje e veçantë me shkrim. Nëse shërbimi me pagesë nuk ofrohet për shkaqe që i atribuohen duapune.com, përdoruesi ka të drejtë të kërkojë, sipas rastit, ofrimin e shërbimit në një moment tjetër, zëvendësimin e tij me një shërbim të barasvlershëm ose rimbursimin e shumës për pjesën e paofruar të shërbimit. Faturimi, pagesa, afatet e publikimit, kohëzgjatja, pozicionimi dhe kushtet e veçanta të shërbimeve me pagesë përcaktohen në ofertën, porosinë, paketën, faturën ose marrëveshjen përkatëse të pranuar nga përdoruesi.

 


12.Rimbursimi i pagesave (refund)

Rimbursim i pagesave ndodh vetëm në rastet kur për një shërbim të caktuar është bërë pagesë me vlerë më të madhe se vlera në faturën e lëshuar për shërbimin. Në këtë rast bëhet rimbursim i vlerës së tepërt. Fondet kthehen në mënyrën origjinale të pagesës që është përdorur gjatë blerjes.

 


13.Anullimi i një pagese (cancel)

Klienti ka 24 orë kohë për aprovimin e shërbimit të ofruar ndaj tij. Nëse klienti e anullon marrjen e shërbimit brenda 24 orëve, anullohet fatura e lëshuar për këtë klient.

 


14.Kufizime në shërbim

Ju e dini se duapune.com mund të vendosë kufizime lidhur me përdorimin e Shërbimit, duke përfshirë numrin maksimal të ditëve që Përmbajtja do të mbahet nga Shërbimi, numrin maksimal dhe masën e postimeve, mesazheve të e-mail-it dhe/ose të SMS-ve, burimeve njerëzore, statistikore, tregtare, shërbime publike, reklamimi, marrëdhënie me publikun, analizimi, përpunimi të mëtejshëm, ose përmbajtje tjetër që mund të transmetohet nga Shërbimi dhe frekuencën me të cilën ju mund të hyni në shërbim. Ju bini dakord që duapune.com nuk ka asnjë përgjegjësi për fshirjen ose dështimin për të furnizuar përmbajtjen të mbajtur ose të transmetuar nga Shërbimi.

 


15.Përfundimi i shërbimit

Ju bini dakord që duapune.com, ka të drejtë për të fshirë ose çaktivizuar llogarinë tuaj, bllokojë e-mail-in tuaj ose adresën IP, ose ndryshe të përfundojë aksesin tuaj ose përdorimin e Shërbimit (ose ndonjë pjesë), menjëherë nëse konstatohen thyerje të rregulloreve ose privatësisë dhe nëse duapune.com beson se ju keni vepruar jo drejtë me pikat e Kushtet e Përdorimit. Ju bini dakord të mos përpiqeni të përdorni Shërbimin pas përfundimit.

 


16.Pronësia intelektuale

Platforma duapune.com, përfshirë emrin tregtar, markat, logot, dizajnin, strukturën, ndërfaqen, klasifikimin, kategoritë, funksionalitetet, softuerin, kodin, databazën, përmbajtjen editoriale, materialet grafike, tekstet, fotografitë, videot, dokumentacionin teknik dhe çdo element tjetër që përbën platformën, mbrohen nga legjislacioni për pronësinë intelektuale, të drejtën e autorit, të drejtat e lidhura me to, markat tregtare, dhe mbrojtjen sui generis të bazave të të dhënave. Të gjitha të drejtat mbi platformën dhe elementët e saj i përkasin duapune.com ose palëve të treta që i kanë licencuar këto të drejta duapune.com.

Asnjë dispozitë e Kushteve nuk interpretohet si transferim ose dhënie licence mbi të drejtat e pronësisë intelektuale, përveç rasteve kur kjo parashikohet shprehimisht me marrëveshje të veçantë me shkrim.

Pa autorizim paraprak me shkrim nga duapune.com, ndalohet:

a) riprodhimi, kopjimi, publikimi, shpërndarja, transmetimi, modifikimi ose përshtatja e përmbajtjes së platformës;

b) krijimi i veprave të prejardhura ose përdorimi i përmbajtjes për zhvillimin e produkteve ose shërbimeve të tjera;

c) përdorimi i emrit tregtar, markës, logos ose elementeve identifikuese të duapune.com në mënyrë që krijon përshtypjen e një lidhjeje, miratimi ose bashkëpunimi që nuk ekziston;

ç) nxjerrja, ripërdorimi ose kopjimi i të gjithë ose i një pjese thelbësore të databazës së platformës;

d) përdorimi i përmbajtjes së platformës për krijimin ose mirëmbajtjen e databazave, agregatorëve, motorëve të kërkimit vertikalë, platformave ose shërbimeve konkurruese që ripërdorin në mënyrë sistematike përmbajtjen ose databazën e duapune.com;

dh) përdorimi i përmbajtjes së platformës për trajnim, zhvillim ose përmirësim të sistemeve të inteligjencës artificiale pa autorizim paraprak me shkrim;

e) reverse engineering, dekompilimi, çmontimi, analizimi ose çdo përpjekje tjetër për të zbuluar kodin burimor, arkitekturën ose mekanizmat teknikë të platformës, përveç rasteve kur kjo lejohet shprehimisht nga legjislacioni në fuqi.

Asnjë përdorues nuk fiton të drejtë pronësie mbi përmbajtjen ose elementët e platformës vetëm për shkak të aksesimit ose përdorimit të saj.

Çdo përdorim i paautorizuar i të drejtave të pronësisë intelektuale të duapune.com mund të sjellë marrjen e masave kontraktore dhe ligjore, përfshirë kërkimin e ndalimit të shkeljes, shpërblimin e dëmit, fitimit të munguar dhe çdo mjet tjetër mbrojtës të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

 


17.Natyra dhe disponueshmëria e Shërbimeve

Platforma duapune.com dhe Shërbimet ofrohen sipas funksionaliteteve dhe kushteve teknike të disponueshme në momentin e përdorimit. duapune.com synon të sigurojë funksionimin e rregullt, sigurinë dhe saktësinë e Platformës, por nuk garanton se:

a) Platforma ose Shërbimet do të jenë të disponueshme në mënyrë të pandërprerë, pa vonesa, gabime ose ndërprerje teknike;

b) çdo informacion, njoftim pune, profil, dokument ose përmbajtje e publikuar nga përdoruesit apo palët e treta është e plotë, e saktë, e përditësuar ose e përshtatshme për nevojat konkrete të përdoruesit;

c) përdorimi i Platformës do të sjellë punësim, përzgjedhje kandidati, lidhje kontrate, rezultat tregtar ose profesional të caktuar;

ç) çdo gabim ose problem teknik do të korrigjohet menjëherë;

d) Platforma do të jetë në çdo kohë e lirë nga viruse, malware, sulme kibernetike ose elemente të tjera dëmtuese, pavarësisht masave të arsyeshme të sigurisë të zbatuara nga duapune.com;

dh) shërbimet, produktet, ofertat ose përmbajtja e ofruar apo reklamuar nga palët e treta nëpërmjet Platformës do të plotësojnë kërkesat, pritshmëritë ose standardet e përdoruesit.

Përdoruesi është përgjegjës për vlerësimin e informacionit të publikuar në Platformë dhe për kryerjen e verifikimeve të nevojshme përpara aplikimit, punësimit, lidhjes së një marrëveshjeje, kryerjes së një pagese ose ndërmarrjes së çdo veprimi tjetër në raport me një përdorues apo palë të tretë. duapune.com mund të pezullojë, kufizojë ose ndërpresë përkohësisht funksionimin e Platformës ose të një pjese të Shërbimeve për arsye mirëmbajtjeje, përditësimi, sigurie, zhvillimi teknik, kërkese ligjore ose rrethana të tjera të justifikuara.

duapune.com nuk mban përgjegjësi për dëme që rrjedhin vetëm nga informacioni, përmbajtja, veprimet, mosveprimet, produktet ose shërbimet e përdoruesve dhe palëve të treta, mbi të cilat duapune.com nuk ushtron kontroll efektiv.

 


18.Kufizimet e përgjegjësisë

Në asnjë rrethanë duapune.com nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet direkte, indirekte, incidentale, speciale, (edhe nëse duapune.com është këshilluar për mundësinë e dëmtimeve të tilla), duke rezultuar nga çdo aspekt i përdorimit tuaj të duapune.com ose të Shërbimit edhe kur dëmtimet bëhen nga keqpërdorimi i duapune.com ose shërbimit, nga pamundësia e përdorimit të duapune.com ose shërbimit, ose ndërprerjes, pezullimit, modifikimit, alternimit, ose përfundimit të duapune.com ose shërbimit.

 


19.Mbrojtje ndaj dënimeve

Ju bini dakord të siguroni dhe konsideroni duapune.com dhe stafin e tyre, të pafajshëm ndaj çdo pretendimi ose kërkese, të bëra nga një palë e tretë në lidhje me përmbajtjen që ju pranoni, postoni ose e bëni të vlefshme nëpërmjet përdorimit tuaj të Shërbimit, dhunimin tuaj ndaj KUSHTET E PËRDORIMIT.

 


20.Informacion i përgjithshëm

Këto Kushte Përdorimi, së bashku me Politikën e Privatësisë dhe çdo marrëveshje tjetër që referohet shprehimisht në to, përbëjnë marrëveshjen e plotë ndërmjet përdoruesit dhe duapune.com në lidhje me përdorimin e Platformës dhe zëvendësojnë çdo komunikim, mirëkuptim ose marrëveshje të mëparshme që ka të njëjtin objekt. Këto Kushte interpretohen dhe zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje që lind nga interpretimi, zbatimi ose ekzekutimi i këtyre Kushteve ose nga përdorimi i Platformës do të synohet fillimisht të zgjidhet me mirëkuptim ndërmjet palëve. Nëse një zgjidhje e tillë nuk arrihet, mosmarrëveshja do t'i nënshtrohet juridiksionit të gjykatës kompetente të Republikës së Shqipërisë, sipas legjislacionit procedural në fuqi. Mosushtrimi ose vonesa në ushtrimin e një të drejte nga duapune.com nuk përbën heqje dorë nga ajo e drejtë dhe nuk pengon ushtrimin e saj në një moment të mëvonshëm. Nëse një dispozitë e këtyre Kushteve shpallet e pavlefshme, e pazbatueshme ose në kundërshtim me ligjin nga një autoritet ose gjykatë kompetente, kjo nuk ndikon në vlefshmërinë e dispozitave të tjera, të cilat mbeten plotësisht në fuqi dhe të zbatueshme. Dispozita e pavlefshme ose e pazbatueshme do të interpretohet ose, kur është e nevojshme, do të zëvendësohet në masën më të afërt të mundshme me qëllimin juridik dhe ekonomik që synonin palët, duke respektuar legjislacionin në fuqi. Asnjë e drejtë ose mjet juridik i parashikuar në këto Kushte nuk përjashton mjetet e tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

 


21.Shkelja e kushteve dhe dëmtimet e likuiduara

Ju lutem raportoni çdo shkelje të Kushteve të Përdorimit duke dërguar e-mail tek: [email protected]

Ju kuptoni dhe pranoni se, për shkak se dëmtimet janë shpesh të vështira për tu matur, nëse është e nevojshme për duapune.com për të bërë veprime ligjore për të forcuar kushte të tilla, ju do të zhdëmtoni duapune.com me shumat përkatëse në varësi të dëmit të shkaktuar si likuidim i dëmtimeve, të cilat ju i pranoni si vlerësime të arsyeshme të dëmtimeve të duapune.com për shkelje specifike të Kushteve.

 


22.Reagimet tuaja

Ne i mirëpresim pyetjet, komentet dhe sugjerimet tuaja mbi këtë dokument në kontaktet e duapune.com në linkun më poshtë: http://duapune.com/contact