Pyetje dhe përgjigje

Gjeni shpejt përgjigjen që kërkoni.

/ Pyetje dhe përgjigje / Për Punëkërkuesit / Aplikimi për punë / Cili është ndryshimi mes aplikimit përmes duapune.com, WhatsApp dhe email-it?
Kthehu te pyetjet

Cili është ndryshimi mes aplikimit përmes duapune.com, WhatsApp dhe email-it?

Aplikimi përmes duapune.com: Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar. Mund të përdorni CV-në aktuale ose të ngarkoni një CV tjetër, si edhe të bashkëngjitni dokumente shtesë kur kërkohen. Aplikimi i dërgohet punëdhënësit dhe regjistrohet te “Aplikimet e mia”.

Aplikimi me WhatsApp: Duke klikuar “Apliko me WhatsApp”, hapet një mesazh i parapërgatitur për pozicionin përkatës. Përpara dërgimit mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në. Komunikimi vazhdon drejtpërdrejt me punëdhënësin në WhatsApp.

Aplikimi me email: Nëse pozicioni e ofron këtë mundësi, klikoni “Aplikim nëpërmjet email-it”. Do të shfaqet formulari i aplikimit me subjektin dhe tekstin përkatës, të cilin mund ta plotësoni dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara dërgimit.

Aplikimi në faqen e kompanisë: Për disa pozicione, kompania përdor sistemin e saj të rekrutimit. Duke klikuar “Aplikoni”, do të ridrejtoheni në faqen e përcaktuar nga kompania dhe aplikimin do ta përfundoni atje. Ky aplikim nuk regjistrohet te “Aplikimet e mia” në duapune.com.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë.

Na kontaktoni
WhatsApp +355 69 203 1512
Orari i punës E Hënë - E Premte 09:00 - 17:00
Pyetje dhe përgjigje për Punëkërkuesit Përditësuar së fundmi: Gusht 2026