A mund të aplikoj për punë pa qenë i regjistruar në duapune.com?
Po. Nëse punëdhënësi ka vendosur në dispozicion aplikimin me WhatsApp ose me email, mund të dërgoni aplikimin edhe pa pasur llogari ose pa qenë të identifikuar në duapune.com.
Megjithatë, këto aplikime dërgohen jashtë sistemit të aplikimeve të duapune.com dhe, për këtë arsye, nuk ruhen në profilin tuaj dhe nuk shfaqen te “Aplikimet e mia”.
Për të pasur një historik të aplikimeve të kryera përmes sistemit dhe për të përdorur CV-në e ruajtur në profil, rekomandohet të aplikoni duke qenë të identifikuar në llogarinë tuaj.
Shqip

