Pyetje dhe përgjigje

Gjeni shpejt përgjigjen që kërkoni.

Kthehu te pyetjet

Si ta përdor Kërkimin e Avancuar?

Te “Kërkimi i avancuar” mund të përdorni disa filtra për të gjetur më shpejt vendet e punës që ju interesojnë.

Mund të kërkoni sipas:

  • Emrit të kompanisë – nëse po kërkoni njoftimet e një kompanie të caktuar.

  • Fjalës kyçe – shkruani pozicionin ose termin që lidhet me punën që kërkoni, p.sh. Ekonomist, Shofer, Marketing.

  • Shtetit – për të parë vende pune në një shtet të caktuar.

  • Qytetit – për të kufizuar rezultatet sipas vendndodhjes.

  • Kategorisë – zgjidhni fushën profesionale që ju intereson.

  • Llojit të punës – filtroni njoftimet sipas llojit të punësimit.

Mund të përdorni vetëm një filtër ose të kombinoni disa prej tyre për një kërkim më specifik.

Pasi të zgjidhni kriteret, klikoni “Kërko” për të parë rezultatet.

Nëse dëshironi të hiqni të gjitha kriteret dhe të filloni një kërkim të ri, klikoni “Pastro filtrat”.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë.

Na kontaktoni
WhatsApp +355 69 203 1512
Orari i punës E Hënë - E Premte 09:00 - 17:00
Pyetje dhe përgjigje për Punëkërkuesit Përditësuar së fundmi: Gusht 2026