Si e di se cilën mënyrë aplikimi duhet të përdor?
Nuk është e nevojshme ta zgjidhni paraprakisht. Në fund të çdo njoftimi pune do të shfaqen vetëm mënyrat e aplikimit që janë të disponueshme për atë pozicion.
Për shembull, një pozicion mund të lejojë aplikimin përmes duapune.com dhe WhatsApp, një tjetër përmes duapune.com dhe email-it, ndërsa një kompani tjetër mund t'ju drejtojë në faqen e saj të karrierës.
Pra, opsionet që shfaqen te njoftimi përkatës përcaktojnë mënyrat me të cilat mund të aplikoni.
Shqip

