Çfarë të dhënash mbledh duapune.com për mua?
Kur krijoni dhe përdorni një llogari si punëkërkues, duapune.com mund të përpunojë të dhënat që jepni ose krijohen gjatë përdorimit të platformës, si:
- Të dhënat e kontaktit, si emri, email-i dhe numri i telefonit.
- Të dhënat e profilit, si datëlindja, vendndodhja, shtetësia dhe përshkrimi personal.
- Të dhënat profesionale, si eksperienca e punës, edukimi, aftësitë, gjuhët dhe preferencat për punë.
- CV-ja, fotografia e profilit dhe dokumentet që ngarkoni.
- Informacioni mbi aplikimet dhe historiku i tyre.
- Të dhëna teknike, që lidhen me mënyrën se si përdorni platformën.
Këto të dhëna përpunohen për funksionimin e shërbimeve të duapune.com dhe për t’ju mundësuar përdorimin e platformës për qëllime punësimi.
Shqip

