Politika e Privatësisë
Qëllimi ynë është t’u ofrojmë nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave personale atyre që vizitojnë faqen tonë të internetit www.duapune.com në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 679/2016, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe shfuqizimin e direktivës 95/46/EC, (Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – GDPR) dhe të Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Politika e Privatësisë (“Politika”) (bashkë me dokumentet e tjera që referohen në të) përcakton bazën mbi të cilën DM Consulting Services Albania (“ne”, “jona”) mbledh dhe trajton të dhënat personale të përdorueseve të faqes sonë të internetit (“ju”, “përdorues”, “klient”) ose të dhënat që ju na siguroni në mënyra të tjera. Ju lutem lexoni më me kujdes parashikimet në vijim, për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikën tonë për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave tuaja personale. Duke vizituar faqen tonë të internetit duapune.com (“faqja jonë e internetit”) ose duke pasur një llogari online tek ne, ju pranoni praktikën e përshkruar në këtë Politikë.
Kontrolluesi i të dhënave është DM Consulting Services. – NUIS K71821013S me seli Njesia bashkiake Nr 2, Rr. Luigj Gurakuqi, pallati ne zonen kadastrale 8150, nr pasurie 6/6+1-8, kati 1, Tiranë, Shqipëri I cili do te jetë përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju mund të kontaktoni në numrat e publikuara ne faqen tonë.
1. Çfarë informacioni mbledhim ne dhe nga cilat burime?
Në vijim, ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme, nga burime publike në dispozicion (si p.sh: faqe publike, ose media). Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë udhëtimi (si nënshkrimi dhe informacion i ID), regjistrim i zërit figurës (p.sh regjistrimi me kamera dhe regjistrimi i telefonatave), të dhëna për log-imin dhe identifikimin elektronik (aplikacione, cookies, etj.) ose të dhëna të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e përmendura më lart. Si rregull ne nuk përpunojmë të dhëna sensitive përveç rasteve të lejuara me ligj por duke plotësuar kushtet ligjore dhe duke zbatuar të gjitha përcaktimet e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
1.1 Kategoritë e të dhënave që përpunojmë
1. Të dhëna identifikuese dhe kontakti: Emër dhe mbiemër, adresa e email-it, numri i telefonit, kredencialet e hyrjes (email dhe fjalëkalim i enkriptuar).
2. Të dhëna për profilin e punëkërkuesit: Datëlindja, gjinia (nëse jepet), adresa dhe vendndodhja, vendlindja dhe shtetësia, përshkrimi personal.
3. Të dhëna profesionale: Eksperienca e punës, arsimimi, aftësitë profesionale, gjuhët e huaja, preferencat për punësim.
4. Dokumente dhe përmbajtje të ngarkuara: CV, fotografi profili, dokumente mbështetëse.
5. Të dhëna mbi aplikimet: Aplikimet për vende pune, historiku i aplikimeve, komunikimi në platformë.
6. Të dhëna financiare (nëse aplikohen shërbime me pagesë): Identifikuesi i transaksionit, data, përshkrimi dhe statusi i pagesës.
7. Të dhëna teknike dhe përdorimi: Adresa IP, pajisja dhe shfletuesi, sistemi operativ, ndërveprimet në platformë, cookies dhe teknologji të ngjashme, të dhëna analitike dhe sjellja gjatë përdorimit.
8. Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e përdoruesit: Informacioni i ngarkuar në platformë, si komentet, foto ose dokumente të tjera.
9. Mbikëqyrja me video dhe regjistrimi i zërit: Të dhënat nga kamerat dhe regjistrimet telefonike për qëllime sigurie dhe cilësie shërbimi, të ruajtura për periudhën ligjore të përcaktuar.
2. Për çfarë arsye e mbi ç’bazë përpunohen të dhënat personale
Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Evropiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:
2.1 Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj (Neni 6, pika 1, shkronja “a“ e GDPR & Neni 7 pika 1, shkronja “a“ e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Nëse na keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime specifike (p.sh. duke dhënë emrin e marrësit të të dhënave në deklaratën e pëlqimit) përpunimi do të kryhet në përputhje me fushën dhe qëllimin e përcaktuar dhe të dakordësuar në deklaratën për dhënien e pëlqimit. Çdo pëlqim i dhënë mund të revokohet prej jush me efekt për të ardhmen.
Shembuj të rasteve të tilla janë vlerësimi i të dhënave tuaja (si: emri, mosha, dhe të ngjashme me to) dhe kërkimi në baza të dhënash për punësim, për të përshpejtuar kualifikimin tuaj si punemarres për pozicionet që ofron Duapune për ju.
“Për punëkërkuesit: Me aplikimin tuaj si punëkërkues, përmes “duapune”, ju bini dakord që të dhënat që ngarkohen nga ana juaj në plaftormën “duapune”, të përpunohen nga “duapune” për qëllim punësimi, në përputhje me Rregulloren e BE-së GDPR dhe ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për punëdhënësit: Me regjistrimin tuaj në “duapune” si punëdhënës ju pranoni që të dhënat që ngarkohen nga ana juaj në platformën “duapune”, të përpunohen nga kjo e fundit për qëllim punësimi, në përputhje me Rregulloren e BE-së GDPR dhe ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.”
2.2 Për të përmbushur detyrimet kontraktore , sipas Nenit 6, pika 1, shkronja “b” e GDPR & Neni 7 pika 1, shkronja “b“ e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përpunimi i të dhënave personale (Neni 4, pika 2 e GDPR & Neni 5, pika 16 e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.) kryhet për ofrimin shërbimeve të kërkuara, si edhe për të përmbushur kërkesat për dhënie informacioni për klientët.
Qëllimi i përpunimit të të dhënave bazohet kryesisht në ofrimin e një produkti specifik.
Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet per punesim. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave përfshin tërësinë e kuadrit ligjor/rregullator vendas që rregullojnë aktivitetin e biznesit.
Përpunimi i të dhënave personale për qëllim të përmbushjes së një detyrimi kontraktor kryhet për të mundësuar funksionimin e platformës si një urë lidhëse ndërmjet punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Në këtë kuadër, ne u ofrojmë punëdhënësve mundësinë që, përmes ndërveprimit me platformën tonë dhe përdorimit të funksionaliteteve të krijuara posaçërisht për këtë qëllim, të publikojnë vendet e lira të punës dhe të identifikojnë kandidatët më të përshtatshëm për pozicionet që ofrojnë. Njëkohësisht, platforma u mundëson punëkërkuesve të kërkojnë, të identifikojnë dhe të aplikojnë për mundësi punësimi që përputhen me interesat, pritshmëritë, aftësitë dhe kualifikimet e tyre profesionale. Përpunimi i të dhënave personale është i domosdoshëm për realizimin e këtyre funksioneve dhe për ekzekutimin e marrëdhënies kontraktore ndërmjet palëve, duke mundësuar ofrimin efektiv të shërbimit të ndërmjetësimit në punësim.
Për punëkërkuesit: Me aplikimin tuaj si punëkërkues, përmes “duapune”, ju bini dakord që të dhënat që ngarkohen nga ana juaj në plaftormën “duapune”, të përpunohen nga “duapune” për qëllim punësimi, në përputhje me Rregulloren e BE-së GDPR dhe ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për punëdhënësit: Me regjistrimin tuaj në “duapune” si punëdhënës ju pranoni që të dhënat që ngarkohen nga ana juaj në platformën “duapune”, të përpunohen nga kjo e fundit për qëllim punësimi, në përputhje me Rregulloren e BE-së GDPR dhe ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave referuar këtij paragrafi, mund të kontaktoni duapune.com. Detaje specifike për qëllimin e përpunimit mund t’i gjeni në kontratat përkatëse dhe në kushtet e punës.
2.3 Për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit, sipas Nenit 6, pika 1, shkronja “c” e GDPR & Nenit 7 pika 1, shkronja “c“ e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përpunimi i të dhënave Personale mund të kryhet vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore brenda kuadrit legjislativ për ushtrimin e biznesit, që kanë të bëjnë me:
- Dhënie informacioni Autoriteteve të Tatim-taksave;
- Dhënie informacioni me kërkesë autoriteteve te hetimit dhe autoriteteve gjyqësore në kuadër të zhvillimit të proceseve gjyqësore;
Përpunimi i të dhënave personale mund të kryhet edhe kur është i domosdoshëm për përmbushjen e detyrimeve tjera ligjore që i ngarkohen shoqërisë nga legjislacioni në fuqi ose për bashkëpunimin me autoritetet publike kompetente, në rastet dhe në masën e parashikuar nga ligji. Në këto raste, përpunimi kufizohet vetëm në të dhënat dhe për qëllimet e nevojshme për respektimin e detyrimeve ligjore që lidhen me veprimtarinë e platformës dhe ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit në punësim.
2.4 Për të mbrojtur interesin e ligjshëm të subjektit të të dhënave ose një personi tjetër, sipas Nenit 6, pika 1, shkronja “d” e GDPR & Nenit 7 pika 1, shkronja “ç“ e Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Kur është e nevojshme, të dhënat tuaja përpunohen për të mbrojtur interesat e ligjshme të Duapune ose të palëve të treta.
Në rastet më poshtë kryhet përpunimi për të mbrojtur interesat e ligjshme si p.sh:
- Për analizat për rishikimin dhe optimizimin e nevojave dhe procedurave për qasje direkte ndaj klientëve;
- Informacion i përgjithshëm, postime dhe njoftime mbi shërbimet, produktet dhe informacion përkatës për tregun;
- Mbikëqyrja me kamera për të mbledhur prova në raste krimesh, sidomos për të mbrojtur klientët dhe punonjësit;
- Regjistrimi i disa lloj telefonatash (për të siguruar cilësinë e shërbimit të ofruar, ose në raste ankesash);
- Masa për menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve;
- Masa për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, si dhe për të siguruar pronat e dhe për të Duapune e parandaluar, apo për të zhvilluar investigime mbi ngjarje kriminale;
- Hapësirat e Duapune të cilat janë të hapura për publikun janë nën monitorim (në mënyrë të veçantë, korridoret, shkallët, ashensorët, hyrjet e brendshme dhe të jashtme);
- Përpunimi i të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit;
- Për mbrojtjen në procese gjyqësore;
- Për të ruajtur sigurinë në teknologjisë së Informacionit në operacionet e Duapune;
2.5 Për të mbrojtur interesat e ligjshme në marketingun e shërbimeve tona
Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja në duapune.com me qëllim që:
T’ju japim informacion të personalizuar për ofertat e Duapune-s;
2.5.1 Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;
2.5.2 Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona si p.sh aplikacione, pajisje për vetëshërbim etj.
Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet Duapune, apo që ja keni dhënë ju Duapune do të vlerësohen:
- Të dhëna personale/të dhëna parësore:
- Gjinia, emri, data e lindjes, shtetësia, punësimi, punëdhënësi, adresa, të dhëna kontakti: si numri i telefonit, adresë email, adresë postare, informacion mbi vendndodhjen gjeografike;
- Të dhëna për produktet dhe shërbimet e duapune.com
Të dhëna për shërbimet e biznesit, në dispozicionin tuaj, përfshijnë:
- Aplikimin ne platformen Duapune të përdorura prej jush;
- Të dhëna për pajisjet dhe qendrën e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit)
Frekuenca, të dhënat dhe vendi i përdorimit të pajisjeve me vetëshërbim dhe qendrat e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter për kontrollin e zërit), apo shërbimi i telefonisë i Duapunes, si edhe regjistrimi i zërit dhe figurës në përputhje me bazën ligjore përkatëse lidhur me përdorimin e këtyre shërbimeve.
- Të dhëna për shërbimet, faqet e internetit dhe komunikimi
Të dhëna lidhur me përdorimin e shërbimeve elektronike dhe faqet e internetit, funksionimi i faqeve te internetit dhe aplikacionet, si edhe mesazhet me email midis jush edhe Duapunes, informacion mbi faqet e vizituara, apo përmbajtja dhe linku ku keni hyrë, përfshirë edhe faqe jashtë Duapune, kohën e përgjigjes, përmbajtjen e informacionit, ose shkarkimi i dokumentacionit gabimisht, kohëzgjatjen e përdorimit të faqes dhe informacion për nënshkrimin të njoftimeve të Duapunes. Ky informacion mblidhet duke përdorur teknologjinë e automatizuar, siç janë cookies apo web beacons (counting pixels përdoren për të regjistruar emailet apo faqet e internetit), apo ndjekja e faqeve (regjistrimi dhe analizimi i sjelljes naviguese në rrjet) ne faqen e Duapunes.
- Të dhëna teknike dhe përdoruesi i fundit i pajisjeve
Informacioni mbi pajisjet dhe sistemet e përdorura për të hyrë në faqet e internetit, ose portale dhe aplikacione, apo mjete të tjera të komunikimit, siç janë adresa e protokollit të internetit (IP), apo lloje dhe versione të sistemeve të veprimit dhe motori i kërkimit në rrjet, si dhe identifikimi, identifikimi i reklamave, apo informacion mbi vendndodhjen, apo të dhëna të krahasueshme me të dhëna për pajisjet dhe sistemet.
- Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit
Informacioni i ngarkuar në faqet e Duapunes, apo në aplikacionet, siç janë komentet, apo informacione personale dhe fotot ose videot, ose të ngjashmet me to.
- Mbikëqyrja me videokamera
Ne kryejmë mbikëqyrje me video në qendrat e shërbimit të klientit, zyrat dhe ambientet e tjera, ku ne operojmë. Ne i përpunojmë të dhënat bazuar në interesat tona legjitime për të parandaluar dhe zbuluar veprat penale dhe për të mbrojtur pronën tonë. Mbikëqyrja me video është aktive 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Të dhënat e marra gjatë mbikëqyrjes me video ruhen për 60 ditë. Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen, nëse nuk kërkohet në mënyrë të arsyeshme t'i ruajmë ato për qëllime të tjera, të tilla si hetimi i aktiviteteve kriminale, mbrojtja e të drejtave tona ligjore ose të palëve të treta. Kur zgjedhim vendndodhjen e kamerave të mbikëqyrjes me video, ne kemi marrë parasysh aspektet e mëposhtme:
- Zona e mbikëqyrjes me video - kamerat regjistrojnë zonat e kërkuara për të arritur qëllimin e mbikëqyrjes me video. Ndërtesat e tjera, zonat jashtë ambienteve dhe territoreve të Kompanisë nuk janë filmuar;
- Cilësia e mbikëqyrjes me video - kamerat janë të pozicionuara në mënyrë që imazhi i kapur të përdoret për qëllimin e synuar, personat e parë në video janë të identifikueshëm dhe kamerat janë të përshtatshme për zonën e mbikëqyrjes;
- Privatësia e subjektit të të dhënave - kamerat nuk kapin zonat, të cilat janë të dizajnuara për përdorim privat (për shembull, tualetet, zonat e relaksimit, etj).
Vendimmarrja e automatizuar
3. Kur e përdorim profilizimin dhe vendimmarrjen e automatizuar?
Profilizimi është vlerësimi i Klientëve sipas parametrave të caktuar, të tilla si preferencat personale, interesat, sjellja, etj., Për të klasifikuar Klientët në një nga kategoritë e klientëve tanë të paracaktuar. Vendimmarrja e automatizuar është aftësia për të marrë vendime me mjete teknologjike, të automatizuara, duke përdorur të dhënat e siguruara nga Klienti ose informacionin e marrë si rezultat i profilizimit.
Ne mund të përdorim profilizimin dhe të marrim vendime të automatizuara për të përpunuar kërkesën tuaj për shërbimet tona, për të vlerësuar aftësinë për t'ju ofruar shërbimet tona.
Vendimet për të refuzuar ofrimin e shërbimeve për ju nuk merren automatikisht pa përfshirjen e punonjësve tanë.
Për më tepër, ne mund të përdorim profilizimin dhe marrjen e vendimeve të automatizuara për t'ju ofruar një Shërbim më të përshtatshëm, marketing të personalizuar dhe oferta komerciale, përfshirë zbritje dhe kushte të veçanta, dhe të kryejmë analiza të klientëve.
Profilizimi ynë dhe vendimmarrja e automatizuar bazohet në:
- Përfundimi i kontratës së shërbimit dhe marrja e masave parakontraktore, përfshirë sigurimin e një procesi kontraktimi më të shpejtë dhe më efikas;
- Pëlqimi juaj ose interesi ynë legjitim për të parandaluar rrezikun e mashtrimit dhe për t'ju siguruar zgjidhje, komunikime dhe oferta më të përshtatshme.
4.Ku dhe sa gjate i ruajmë te dhënat e mbledhura?
Ne i trajtojmë të dhënat personale dhe i ruajmë ato në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit. Këto servera janë të vendosur në një numër të qendrave të të dhënave të sigurta në Bashkimin Evropian, ose në juridiksione të tjera që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ("Juridiksionet e Ruajtjes").
- Ne mundohemi të sigurojmë se nuk do të dërgojmë të dhënat jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes. Gjithsesi, në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale që ne kemi mbledhur prej jush, mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe të përpunuar nga personeli që vepron atje dhe punon për to.
- Përgjithësisht ne do t’i ruajmë të dhënat personale për (5) (pesë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore me ju. Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, ne do të na duhet të ruajmë të dhënat për një periudhë më të gjatë. Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale do të shkatërrohen nga ana e ofruesve tanë të shërbimit të hostimit, nëpërmjet mënyrës shkatërrimit total.
- Duke na siguruar të dhënat personale ju pranoni kushtet e mësipërme për transferimin ndërkombëtar, ruajtjen dhe përpunimin. Gjithsesi ne do të kujdesemi që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, do të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ju mund të njiheni me vendet dhe ofruesit e shërbimit të hostimit ku Duapune mban të dhëna, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
5.Si i mbrojmë të dhënat e mbledhura?
- Serverët dhe infrastruktura jonë teknologjike mbrohen me masa fizike, teknike dhe organizative të përshtatshme. Aksesi në sistemet që përmbajnë të dhëna personale kufizohet vetëm për personelin e autorizuar dhe të dhënat ruhen duke përdorur metoda të enkriptimit sipas standardeve të industrisë.
- Në rast se të dhënat personale transferohen ose ruhen jashtë Republikës së Shqipërisë ose jashtë juridiksioneve ku zbatohen standarde të përshtatshme të mbrojtjes së të dhënave, ne sigurohemi që transferimi të kryhet vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas vendosjes së masave të përshtatshme mbrojtëse.
- Ne do të sigurohemi se çdo person, përfshirë edhe stafin tonë, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i aksesojnë ato nën rregulla strikte konfidencialiteti.
- Kur ne ju kemi dhënë (ose ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe/ose të dhëna të tjera që ju mundësojnë aksesin në llogarine tuaj online, ose në pjesë të tjera të faqes tonë të internetit, ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe/ose të këtyre të dhënave të tjera aksesi. Ne ju kërkojmë mos ta shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit, me asnjë njeri, përfshirë dhe pjestarët e familjes. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të aksesit me dikë tjetër, e bëni këtë në rrezikun tuaj, dhe nëse një përdorues hyn me të dhënat tuaja të identifikimit personal, çdo informacion apo transaksion që kryhet nëpërmjet llogarisë online apo faqes së internetit do të konsiderohet e bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.
- Platforma perdor HTTPS/TLS 1.3 per te enkriptuar dhe mbrojtur komunikimin ndermjet pajisjes suaj dhe serverëve tane. Perdoret versioni me i fundit i protokollit TLS per te garantuar sigurine e te dhenave gjate transmetimit dhe per te mbrojtur informacionin nga akseset e paautorizuara.
- Megjithëse ne do të bëjmë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, duke zbatuar masa të avancuara sigurie, asnjë sistem informatik ose transmetim i të dhënave në internet nuk mund të garantojë siguri absolute. Për këtë arsye, ju rekomandojmë të mbroni pajisjet tuaja nga viruse, programe keqdashëse dhe forma të tjera të ndërhyrjeve të paautorizuara.
- Në rast të një incidenti të sigurisë që prek të dhënat personale, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për kufizimin e pasojave dhe, kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi, do të njoftojmë autoritetin kompetent dhe subjektet e të dhënave brenda afateve ligjore. Sapo të kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe masa të sigurisë për të parandaluar aksesin e paautorizuar.
6.Si i përhapim të dhënat e ruajtura?
Ne mund t’i përhapim të dhënat e ruajtura me palët e treta, si me poshtë:
· me partnerët e biznesit, me palët tona financuese, me furnizuesit dhe nënkontraktorët, të organizuar ose individë, për kryerjen e çdo kontrate që ne lidhim me ta ose me ju.
· me ofruesit e shërbimeve të motorëve të kërkimit, të cilët na ndihmojnë në përmirësimin dhe optimizimin e faqes sonë të internetit (p.sh. vetëm informacione teknike);
· nëse ne jemi të detyruar të përhapim ose t'i ndajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbushim ndonjë detyrim ligjor, ose për të zbatuar ndonjë marrëveshje me ju ose furnizuesit tanë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë, sigurinë e klientëve tanë, ose të tjerëve ;
· Edhe pse nuk ka gjasa, në një moment mund të dëshirojmë ta shesim ose të riorganizojmë biznesin tonë ose të transferojmë aksionet tek një partner potencial. Në këto raste, ne mund t’i transferojmë të dhënat tuaja personale një partneri potencial dhe këshilltarëve të tij nëse ata pranojnë të ruajnë konfidencialitetin, dhe t’i përdorin të dhënat vetëm për të shqyrtuar dhe/ose negociuar një transaksion të mundshëm.
· Ne nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim të dërgimit të njoftimeve promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.
· Ju mund të njiheni me palët e treta me të cilat kemi përhapur të dhënat tuaja, duke na dërguar një kërkesë sipas paragrafit 8 në vijim. Ne do ju përgjigjemi sipas detyrimeve që kemi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
· Ne nuk përhapim por e kufizojmë aksesin e punëdhënësve vetëm në ato të dhëna personale që kandidati ka zgjedhur t'i bëjë të disponueshme për qëllime punësimi, në përputhje me cilësimet e privatësisë së profilit dhe funksionalitetet e platformës.
7.Përdorimi i cookies
Cookies përdoren për të siguruar funksionimin normal dhe të sigurt të platformës, duke mundësuar identifikimin e sesionit të përdoruesit, ruajtjen e gjendjes së hyrjes (login), parandalimin e aksesit të paautorizuar dhe mbrojtjen nga aktivitetet mashtruese ose keqpërdorimet e sistemit.
· Ne mund të përdorim cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen tonë të internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.
· Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.
· Ne mund të mbledhim informacione për përdorimin tuaj të përditshëm të internetit. Shfletuesi juaj ka mundësi të refuzojë cookies. Informacione të mëtejshme mbi cookies mund të gjenden në seksionin Politika e Cookies.
· Cookies mund të përdoren për të ruajtur preferencat e përdoruesit, si gjuha e platformës, cilësimet e llogarisë, preferencat e kërkimit të vendeve të punës dhe funksionalitete të tjera që përmirësojnë përvojën gjatë përdorimit të platformës.
· Për qëllime statistikore dhe analitike, ne mund të përdorim cookies për të kuptuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me platformën, duke analizuar, ndër të tjera, numrin e vizitave, kohëzgjatjen e sesionit, faqet e vizituara, klikimet, kërkimet e kryera dhe ndërveprimet me njoftimet e punës. Këto të dhëna përdoren në mënyrë të agreguar për të përmirësuar funksionalitetin, sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve tona.
· Në rast se platforma përdor shërbime të palëve të treta për analiza, matjen e performancës ose funksionalitete të tjera teknike, këto shërbime mund të vendosin cookies në pajisjen tuaj, në përputhje me politikat e tyre të privatësisë dhe legjislacionin në fuqi.
· Nëse jepni pëlqimin tuaj, ne mund të përdorim cookies për të personalizuar përmbajtjen dhe për të shfaqur njoftime pune, reklama ose sugjerime që lidhen me interesat, kërkimet ose ndërveprimet tuaja të mëparshme në platformë.
· Ju mund të menaxhoni, kufizoni ose fshini cookies në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Megjithatë, çaktivizimi i disa cookies mund të ndikojë në funksionimin normal të platformës ose të kufizojë disponueshmërinë e disa funksionaliteteve.
· Platforma përdor vetëm ato cookies që janë të nevojshme për funksionimin e saj ose që bazohen në pëlqimin e përdoruesit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe komunikimet elektronike.
8.Lidhje me faqet e internetit të palëve të treta
· Platforma jonë mund të përmbajë lidhje (links) drejt faqeve të internetit ose shërbimeve të ofruara nga palë të treta. Këto faqe interneti operojnë në mënyrë të pavarur dhe kanë politikat e tyre të privatësisë, kushtet e përdorimit dhe praktikat e përpunimit të të dhënave personale.
· Ne nuk ushtrojmë kontroll mbi përmbajtjen, sigurinë apo mënyrën e përpunimit të të dhënave personale nga këto faqe dhe nuk mbajmë përgjegjësi për politikat ose praktikat e tyre. Ju rekomandojmë të lexoni politikat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit të çdo faqeje të palës së tretë përpara se të jepni të dhënat tuaja personale ose të përdorni shërbimet e saj.
· Përfshirja e një lidhjeje në platformën tonë nuk përbën miratim, rekomandim apo garanci nga ana jonë për përmbajtjen, produktet ose shërbimet e ofruara nga pala e tretë, përveç rasteve kur kjo deklarohet shprehimisht.
· Kur një përdorues largohet nga platforma jonë përmes një lidhjeje drejt faqes së internetit të një punëdhënësi ose një partneri, ose faqe tjetër, çdo përpunim i mëtejshëm i të dhënave personale kryhet nga subjekti përkatës, në përputhje me politikat e tij të privatësisë. Duapune nuk kontrollon dhe nuk mban përgjegjësi për mënyrën se si këto subjekte përpunojnë të dhënat personale të përdoruesve.
9.Të drejtat tuaja
Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën:
· Të kërkoni akses në të dhënat tuaja dhe detaje mbi përpunimin e të dhënave
· Të korrigjoni të dhëna të pasakta
· Të kërkoni të fshihen të dhënat. Ju lutemi vini re se ne nuk do të jemi në gjendje të fshijmë të dhënat që na kërkohet të përpunojmë dhe të mbajmë në përputhje me ligjin në fuqi ose që mund të jenë të nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona ose për të ndërmarrë një veprim ligjor nëse të drejtat tona janë shkelur
· Të kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara. Në rast të një kundërshtimi të tillë, ne nuk do të punojmë më të dhënat tuaja personale, përveç nëse, ne mund të demonstrojmë baza legjitime bindëse për përpunimin që tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave ose për krijimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore
· Si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju
· Të tërheqi pëlqimin për përpunimin e të dhënave bazuar në pëlqimin paraprak. Pëlqimi mund të revokohet nga:
- Duke përdorur opsionin e çabonim në mesazhet tona elektronike ose sms,
- Dërgimi i një e-mail tek ([email protected])
- Telefononi qendrën tonë të shërbimit ndaj klientit ( +355 69 203 1512),
Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk do të ndikoj në ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes së së tij. Ju lutemi vini re gjithashtu se tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në përpunimin e të dhënave tuaja personale, të cilat ne i përpunojmë bazuar në baza të tjera ligjore.
Për të ushtruar këto të drejta, mund të na paraqisni një kërkesë me shkrim duke e dërguar në adresën tonë të postës elektronike ([email protected]) ose duke e paraqitur atë me shkrim në qendrën e shërbimit të klientit dhe duke u identifikuar. Ne do ta përfundojmë kërkesën brenda 30 ditëve dhe do t’ju japim një përgjigje. Kur marrim kërkesën tuaj për ushtrimin e të drejtave tuaja, ne do të verifikojmë identitetin tuaj, do të vlerësojmë kërkesën dhe do ta ekzekutojmë atë në përputhje me normat ligjore në fuqi.
· Ju lutemi vini re se keni të drejtë të paraqisni një ankesë autoritetit mbikëqyrës (Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave”)
· Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar në [email protected]. Nëse keni një llogari në internet me ne dhe dëshironi të përditësoni informacionin tuaj, ju mund ta përditësoni atë direkt në profilin tuaj të llogarisë në internet.
· Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
· Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që mbajmë rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që mund të kemi me ju; prandaj ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes nesh. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse do të na duhet të mbajmë shënime në lidhje me marrëdhënien tonë kontraktore dhe/ose nëse na kërkohet me ligj që të mbajmë shënime për një periudhë të caktuar kohore.
10.A transferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?
· Transferimi i të dhënave në vende të treta (jashtë zonës ekonomike Europiane-EEA) mund të bëhet vetëm kur është e nevojshme nëse kërkohet nga ligji ose nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur. Transferimi i të dhënave tuaja në një vend të tretë mund të bëhet vetëm pas marrjes së autorizimit nga autoriteti lokal për mbrojtjen e të dhënave personale.
· Më tej, të dhënat tuaja mund të transferohen tek përpunues të të dhënave në vende të vendeve të treta jashtë BE-së, apo nënkontraktor të përpunuesve të Bankës në vende të treta.
· Këta janë të detyruar për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, në përputhje me standarted Europiane. Informacioni për këtë mund t’u jepet nga ne.
11.Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë
Çdo ndryshim që mund t'i bëjmë politikës tonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen tonë të internetit dhe/ose do t'ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.
12.Na kontaktoni
Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në [email protected] ose Telefon: +355 69 203 1512. Ju gjithashtu mund të përdorni formularin tonë të kontaktit në faqen: Na kontaktoni
13.Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë
Duke krijuar një llogari, duke përdorur shërbimet e platformës ose duke dërguar të dhëna përmes formularëve përkatës, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar Politikën tonë të Privatësisë dhe jeni informuar mbi mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale.
Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bazuar në bazat ligjore përkatëse, duke përfshirë përmbushjen e marrëdhënies kontraktore, respektimin e detyrimeve ligjore, interesat legjitime të platformës ose pëlqimin tuaj, kur ky i fundit kërkohet nga ligji.
Në rastet kur përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqimin tuaj, ky pëlqim do të kërkohet në mënyrë të veçantë, të qartë dhe të dokumentuar, duke ju dhënë mundësinë ta tërhiqni atë në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së pëlqimit.
Duke klikuar butonin Dërgo, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.
Shqip

