Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Magazinier

Tirane, Shqipëri 21-09-2026 edhe 2 ditë

Tirane

FASHION GROUP ALBANIA
kërkon të punësojë:

MAGAZINIER

  • Arsim i mesëm (i preferueshëm arsim i lartë ose kurse profesionale në logjistikë/menaxhim magazine)
  • Njohuri bazë të punës me kompjuter dhe programe softuerike të magazinimit (p.sh. Navision, D Flex, Excel)

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120632
Kategoria e Punës / Profesioni:
Magazinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 11 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni i punës: Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Vendndodhja: TEG, Tiranë
Afati: Pa afat

Përmbledhja e pozicionit:

Magazinieri ka si funksion bazë menaxhimin e plotë të flukseve të mallit në magazinë, nga marrja në dorëzim dhe verifikimi i furnizimeve, deri te ruajtja, organizimi dhe përgatitja e tyre për transfertë në dyqane. Qëllimi kryesor i këtyre përgjegjësive është të garantojë saktësi, gjurmueshmëri dhe llogaridhënie për çdo produkt që kalon nëpër magazinë, duke minimizuar humbjet dhe gabimet përmes dokumentimit të kujdesshëm dhe kontrolleve të rregullta.


Detyrat

  • Mban përgjegjësi për çdo produkt/mall që ndodhet nën përgjegjësinë e tij në magazinë, për çdo lëvizje hyrje-dalje.
  • Kontrolli i furnizimit në përputhje me dokumentet shoqëruese (CMR, Faturë, Packing List).
  • Hyrja e mallit në magazinë përmes çekimit fizik dhe elektronik, verifikimi i diferencave.
  • Merr pjesë në çdo inventar (të plotë ose të pjesshëm), në magazinë apo në dyqane sipas kalendarit të inventarëve të kompanisë.
  • Kujdeset që çdo produkt të jetë sipas referencave përkatëse, modelet të jenë të ndara dhe të radhitura sipas standardit.
  • Kujdeset që stoku i vjetër të jetë i mirorganizuar dhe në kutitë përkatëse.
  • Njohuri të mira mbi produktet që tregton brandi.
  • Kryen riorganizimin e hapësirës së magazinës në mënyrë optimale sipas fazave të uljeve, promocioneve, transfertave dhe nevojave të dyqanit.
  • Arkivon të gjithë dokumentacionin e hyrje-daljeve në soft dhe hardcopy, dhe merr masa për arkivimin vjetor (nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual).
  • Bashkërendon punën me Departamentin e Financës dhe IT për problemet teknike në soft (Navision, D Flex, dhe module të tjera të implementuara).

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm (i preferueshëm arsim i lartë ose kurse profesionale në logjistikë/menaxhim magazine)
  • Njohuri bazë të punës me kompjuter dhe programe softuerike të magazinimit (p.sh. Navision, D Flex, Excel)
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi për të llogaritur, numëruar dhe verifikuar sasi mallrash me saktësi
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi, si me stafin e brendshëm ashtu edhe me furnitorë/partnerë
  • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të përcaktuar prioritete, veçanërisht në periudha me ngarkesë të lartë
  • Gatishmëri për punë fizike (ngritje, transportim dhe organizim mallrash)
  • Ndershmëri dhe përgjegjshmëri e lartë
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për t'u koordinuar me departamente të ndryshme (Financë, IT, Logjistikë, Brand Menaxherë)

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e Punës:

Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën [email protected] brenda datës 21 Shtator 2026.

Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://fga.al/


Fashion Group Albania

Fashion Group Albania është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës së huaj dhe tashme pjese e Albi Group. FGA eshte themeluar në vitin 2005 dhe  operon si përfaqësuese ekskluzive e disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare në industrinë e modës dhe aksesorëve, si:
Mango, Parfois, Springfield,  Cortefiel,Geox, Okaïdi, Carpisa, Women’secret, Aldo,Prenatal,Tom Tailor.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Me rrjetin e saj të dyqaneve në Shqipëri, Fashion Group Albania synon t’u ofrojë klientëve një përvojë blerjeje cilësore, koleksione në linjë me trendet globale dhe shërbim profesional.


INFORMACIONE KONTAKTI